LAJMI I FUNDIT:

Babai që i bën kostumet më të mahnitshme të Disney për fëmijët e tij

Babai që i bën kostumet më të mahnitshme të Disney për fëmijët e tij

Baballarët e mahnitshëm i dërgojnë fëmijët në Disneyland, ndërsa baballarët më të mirë fillimisht i qepin kostume të mahnitshme të Disney.

Nephi Garcia është dizajner mode 32 vjeçar dhe baba i tre fëmijëve. Vitin e kaluar kishte planifikuar një udhëtim për në Disney World me familjen e tij. Vajza e tij, Lili, kishte pyetur nëse ai mund t’i përdorte aftësitë e dizajnimit për t’ia përgatitur asaj një kostum të cilin mund ta vishte në parkun e famshëm, transmeton Telegrafi.


Super-babai nuk kishte thënë se ishte lodhur apo se nuk dëshironte ta bënte këtë, por menjëherë i ishte përveshur punës dhe ia kishte bërë fustanin më të mahnitshëm Fairy Godmother.

Ditën tjetër, ai kishte marrë dhjetë porosi nga njerëz të ndryshëm të cilët dëshironin ta kishin një dizajn të tyre të Disney.

Screenshot_4

Dhe Nephi kishte filluar prapë ta bëj këtë dhe kishte përgatitur kostume të mahnitshme të Disney për fëmijë dhe të rritur.

Screenshot_6

Ai thotë se për përgatitjen e ndonjë fustani i duhen katër deri gjashtë orë.

Nephi shpreson që një ditë do ta ketë mundësinë të krijoj kostume për televizione dhe filma të ndryshëm, mirëpo thotë se asnjëherë nuk do të ndaloj të krijoj kostume për mbështetësit e tij numër një: fëmijët e tij. /Telegrafi/

Screenshot_7