LAJMI I FUNDIT:

Babai nga Turqia ribashkohet me të bijën për herë të parë pas tërmetit shkatërrues, që ia mori jetën bashkëshortes dhe djalit të tij

Babai nga Turqia ribashkohet me të bijën për herë të parë pas tërmetit shkatërrues, që ia mori jetën bashkëshortes dhe djalit të tij

Gada Ayyan, vajza 4-vjeçare dhe babai i saj Ahmet Ayyan, janë ribashkuar pasi kishin ngecur nën rrënoja, në atë që dikur ishte shtëpia e tyre në jug të Turqisë.

“Kur filloi të dridhet, mora vajzën dhe tërë familja filloi të ikë. Megjithatë e tërë shtëpia u shemb mbi ne”, tha Ahmet gjatë një bisede për CNN.


Për fat të keq, gruaja dhe djali 8-vjeçar nuk arritën t’i shpëtojnë më të keqes, transmeton Telegrafi.

E në ditën e katër duke qëndruar nën rrënoja, kishte thënë se po humb shpresat. Kishte dhimbje të mëdha dhe këmba i ishte lënduar rëndë. Megjithatë, ishte vajza ajo që nuk e la t’i humb shpresat dhe se do të shpëtohet.

Videoja që bëri xhiron, shtetasi sirian i ngujuar në rrënoja informon ekipet për personat e tjerë të bllokuar
Lexo po ashtu Videoja që bëri xhiron, shtetasi sirian i ngujuar në rrënoja informon ekipet për personat e tjerë të bllokuar

“Vajza vazhdimisht më fliste, baba mos qaj. Po vijnë të na shpëtojnë”, kujton ato momente Ahmet.

Ajo e kishte këshilluar që të shikonte në dritën që depërtonte në rrënoja, dhe aty filluan të dëgjojnë zëra. E kuptuan se po shpëtohen.

Fillimisht u nxor Gada me disa gërvishtje të lehta. Një orë më vonë arritën ta nxjerrin edhe Ahmetin. Por ajo iu dorëzua organeve lokale kur babai i saj u dërgua në spital.

Kur humbi gjurmët e bijës, ishte i bindur që sërish do ta takoj qoftë edhe gjëja e fundit që do ta bënte në jetë.

Momenti kur një burrë u nxor i gjallë pas 278 orësh në rrënoja
Lexo po ashtu Momenti kur një burrë u nxor i gjallë pas 278 orësh në rrënoja

Në Facebook dhe Instagram publikoi fotografinë e saj dhe luste të gjithë ta ndihmojnë ta gjejë. Në fund, u mësua se autoritetet lokale e kishin marrë dhe se ajo është shëndoshë e mirë, por pa prindër.

“Ajo më ka mbajtur në jetë. Është vajza ime. Heroina ime”, tha babai i 4-vjeçares e cila së bashku me të duhet të jenë më të forta pas humbjes së gruas dhe të birit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë
Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Botë
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
Kalo në kategori