Mounir Nasraoui, babai i yllit të ri të Barcelonës, Lamine Yamal, është sërish në vëmendje të mediave, këtë herë për arsye ligjore.

Ai pritet të paraqitet në gjykatë si i pandehur më 21 korrik, lidhur me një përleshje të ndodhur në vitin 2024, ku fillimisht ishte konsideruar si viktimë.


Sipas raportimeve të Cronica Global, Nasraoui kishte pësuar plagë me thikë gjatë një konflikti në Mataro, por hetimet e fundit sugjerojnë se ai mund të ketë qenë nisësi i incidentit, duke goditur një të ri dhe duke i thyer hundën gjatë përplasjes.

Lajmi ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, veçanërisht në mesin e tifozëve të Barcelonës, të cilët shprehën shqetësim për ndikimin që kjo situatë mund të ketë te Lamine Yamal, i cili po përjeton një periudhë të ndjeshme në karrierën e tij si futbollist profesionist.

Komentet e tifozëve në rrjet ishin të ashpra: “Nuk është çudi që fëmija është kështu, nëse babai zihet për një kovë me ujë”.

"Yamal ka nevojë për një ambient stabil, jo për drama të tilla”, komentoi një tjetër tifoz.

Një tjetër reagoi: “Nuk di kush është më problem – egoja e Yamalit apo sjellja e të atit”.

“Përsëri ky? Gjithçka që sjell është polemikë”, shtoi një tjetër tifoz i Barcelonës.

Megjithëse disa kanë kërkuar të kuptohet situata e Nasraouit dhe të mos përzihet ajo me karrierën e të birit, shumica e komenteve bien dakord se këto lajme e vendosin Lamine Yamal në pozitë të vështirë, në një nga momentet më vendimtare të zhvillimit të tij si talent i madh në futbollin evropian. /Telegrafi/

telegrafi sport app