LAJMI I FUNDIT:

BABA

BABA

Poezi nga: Rifat Kukaj

Sa herë shpata e vetimës
I çan retë dhe bumbullon
Tret jehona posht’ luginës,
Babën tim ma përkujton…


Sa her’ lulja çel’ n’pranverë,
E shikon qiellin me mallë
Para m’del baba përherë –
Thua’ i flasin rrudhat n’ballë:

– Shqipe, banu ndër k’ta shkrepa
Që mbi t’gjitha d’un lirinë
U rritsh bashk’ me shokë, si plepa
Me rrëmbim preni stuhinë!

Ji i dashtun si blerimi
Porsi zog me flatra t’arta,
Por at’her’ kur bie kushtrimi
Ato flatra bani t’zjarrta!

S’di kah treten shum’ cic’rime
Nga k’to gryka shekullore?
Za i babës n’për kujtime
Më përshkon n’k’to dit’ mizore!