Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka marrë vendim për shlyerjen e njërit numër identifikues të fermës (NIF) nga ekonomitë familjare, të cilat posedojnë më shumë se një numër të tillë.
Të gjithë ata fermer që kanë aplikuar për të përfituar grante investive në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të vitit 2018, obligohen që brenda afatit të përcaktuar ligjor prej 8 ditësh të deklarojnë në mënyrë vullnetare në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë për shlyerjen e njërit Numër Identifikues të Fermës nga ekonomia e tyre familjare.
Ky vendim, e obligon Drejtorinë e Miratimit të Projekteve të Zhvillimit Rural në AZHB, që gjatë shqyrtimit të gjitha aplikacioneve për programet për Projektet e Zhvillimit Rural për vitin 2018, në të cilat gjatë vlerësimit konstatohet nëse një ekonomi familjare ka më shumë se një Numër Identifikues të Fermave, të njoftohen menjëherë aplikuesit për shlyerjen e njërit numër.
Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të AZHB-së, Ekrem Gjokaj, ka treguar se ky vendim është marrë duke u bazuar në praktikat më të mira bujqësore, si dhe ankesave të disa fermerëve për mos diskriminim.
“Duke marrë për bazë mos zbatimin në praktikë për shkak mungesës së legjislacionit primar dhe sekondar që e rregullon në mënyrë më të detajuar Numrin Identifikues të Fermës NIF-it të Ekonomive Familjare, e në bazë të opinionit ligjor të MBPZHR-së të dt.17.07.2018, si dhe duke marrë parasysh shqetësimet e fermerëve, të cilët kanë paraqitur në Njësinë e të Drejtave të Njeriut në MBPZHR që mos të diskriminohen, por të jenë të barabartë në mbështetje financiare për projektet e zhvillimit rural sipas Ligjit për mbrojte nga diskriminimi, me qellim që mos të ketë diskriminim racor, gjinor, e fetar, dhe duke ju përmbajtur parimeve të shërbimit civil në Republikën e Kosovës, si dhe duke u bazuar në praktikat më të mira bujqësore, vendosi për marrjen e vendimit me të cilin obligohet Drejtoria për miratimin e projekteve të zhvillimit rural në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë që të informoj të gjithë aplikuesit që kanë më shumë se një Numër Identifikues të Fermerit NIF të që të bëjnë në mënyrë vullnetare shlyerjen e njërit NIF”, ka thënë Gjokaj.
Ai ka treguar se aplikuesit, të cilët i plotësojnë të gjitha kriteret për mbështetje financiare nga Projektet e zhvillimit Rural për vitin 2018, të cilët në mënyre vullnetare deklarojnë për fshirje të NIF-it do të trajtohen dhe monitorohen në pajtim me legjislacionin primar dhe sekondar në fuqi.
Ndryshe, vendimi për shlyerjen e njërit NIF, është marrë në mbështetje të nenit 145 (paragrafi 2), të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh nenin 38 të Ligjit nr. 03/L-189 për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës, (Gazeta Zyrtare, Nr. 82, dt. 21 tetor 2010), duke u bazuar në nenin 17 (paragrafi 5 dhe paragrafi 6) të Rregullores nr. 02/2011 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive (22.03.2011), në bazë të Opinionit ligjor të Departamentit Ligjor në MBPZHR, të datës 17.07.2018. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre