LAJMI I FUNDIT:

Azeski: Probleme me likuiditetin kah mesi i majit, ndërsa me eksportin në fillim të qershorit

Azeski: Probleme me likuiditetin kah mesi i majit, ndërsa me eksportin në fillim të qershorit

“Fillojnë problemet e mëdha për biznesin”, kështu është titulluar porosia e sotme e kryetarit të Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski në të cilën ai bën një analizë të shkurtër dhe paralajmëron pasqyrë të re të gjendjes në bazë të së cilës deri te Qeveria do të shfaqet qëndrimi – si sektori privat e sheh ndihmën të cilën duhet ta marrë shteti.

Azeski në porosinë e publikuar në faqen e Odës, shkruan se sipas informacioneve të cilat për çdo ditë po arrijnë nga kompanitë, çështja për likuiditetin së pari do të trokasë, tashmë në mes të muajit të ardhshëm, ndërsa gati është e sigurt se fillimi i qershorit do të pritet me probleme në eksport sepse tani porositë janë sjellë në minimum që nënkupton se tremujori i tretë i këtij viti mund të jetë shumë i keq.


“Kontaktet intensive të cilat për çdo ditë realizohen në relacionin kompani – Oda Ekonomike e Maqedonisë, shumë hapur flasin se gjendemi para dyerve të problemeve të mëdha të cilat i kemi para. Prej neve kërkohet reagim energjik në drejtim të informimit real të Qeverisë për gjendjen momentale dhe presim përgjigje adekuate për mbështetje të kompanive sa i përket problemeve të konstatuara. Sipas informacioneve tona, në fillim të qershorit do të ketë probleme industria e përpunimit të metalit, ndërsa nga korriku edhe degët tjera. Paralajmërohen edhe probleme gjatë importit, duke pasur parasysh situatën aktuale edhe te furnizuesit”, shkruan Azeski.

Njëherësh ai informon se udhëheqësia e Odës Ekonomike vendosi që gjatë kësaj jave të përgatisë pasqyrë të gjendjes mes anëtarëve dhe në bazë të asaj pasqyre deri te Qeveria ta shfaqë qëndrimin – se si e sheh ndihmën të cilën duhet ta marrë sektori privat.

“Nga Qeveria presim që në mënyrë të thjeshtë dhe precize të bëjë të ditur se me sa mjete, në cilat afate dhe cilat veprimtari do të mbështeten. Gjithashtu, publikisht do të bëjmë të ditur se jemi të gatshëm që pas përfundimit të krizës të marrim pjesë në kthimin e mjeteve prapa në buxhetin e shtetit. Ne arritëm që publikisht t’i parashtrojmë të gjitha çështjet të cilat e mundojnë ekonominë në Maqedoninë e Veriut, të gjitha çështjet të cilat një kohë të gjatë ishin lënë anash, të gjitha çështjet të cilat mund ta gjejnë rrugën drejtë realizimit të qëllimeve kyçe – sundimin e së drejtës, eliminimin e korrupsionit, racionalizim të plotë të të gjitha subjekteve në shtet. Më tutje, do të përqendrohemi në kërkesat kryesore për mbështetje urgjente financiare pa administrime dhe komplikime të mëdha, e drejtuar kah ato veprimtari dhe degë të cilat mund ta rifillojnë ekonominë pas përfundimit të krizës shëndetësore”, bën të ditur Azeski.

Megjithatë ai thotë se gjithçka nuk është zi në këtë krizë, duke shtuar se këtë e thonë edhe biznesmenët.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori