AVONET: Të ndalohet dhënia e kundërligjshme në shfrytëzim e pronave komunale nga kryetari i Ferizajt
Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET, kërkon që urgjentisht të shkëputen marrëveshjet me subjektet të cilat shfrytëzojnë pronat komunale kundërligjshëm. AVONET gjithashtu kërkon nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovë që në lidhje me këto gjetje të Zyrës Kombëtare të Auditorit (ZKA), ex officio të iniciojë procedurë penale ndaj personave përgjegjës.
Rrjeti i OJQ-ve AVONET, thotë së ka shqyrtuar dhe ka analizuar me kujdes raportin e fundit të auditimit të pajtueshmërisë të titulluar “Dhënia në Shfrytëzim e Pronave Komunale dhe Monitorimi i Tyre në Komunën e Ferizajt” për periudhën 01.01.2022 – 30.09.2023, të hartuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit. Ne shprehim shqetësimin tonë të madh për gjetjet e këtij raporti, të cilat tregojnë një menaxhim të dobët dhe të papërgjegjshëm të pronave komunale nga ana e Komunës së Ferizajt.
“AVONET është jashtëzakonisht e shqetësuar me gjetjen e cila dëshmon se Kryetari i Komunës ka dhënë në shfrytëzim subjekteve tjera qendrën e trajnimeve në Greme dhe qendrën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, pa respektuar fare dispozitat e Ligjit nr. 06/L-092, për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, kjo për faktin se i njëjti (Kryetari i Komunës) me rastin e dhënies në shfrytëzim të këtyre pronave nuk ka marr fare aprovim nga Kuvendi Komunal i Ferizajt, i cili është organi përgjegjës për aprovimin e dhënies në shfrytëzim të pronave komunale”, thuhet në reagim.
Më tej AVONET thotë se “këtë veprim Zyra Kombëtare e Auditimit e ka vlerësuar si të kundërligjshëm dhe e ka rekomanduar që kryetari duhet të sigurohet që të gjitha pronat komunale të cilat pretendohen të jepen në shfrytëzim, të marrin aprovimin paraprak nga Kuvendi Komunal, sepse përveç se është kërkesë ligjore, ky veprim garanton transparencën dhe ligjshmërinë e veprimeve dhe vendimeve të komunës. Vlen të theksohet se AVONET në vazhdimësi ka reaguar për mënyrën dhe formën e dhënies në shfrytëzim të qendrës së inovacionit dhe ndërmarrësisë nga Komuna e Ferizajt, mirëpo gjithmonë kemi hasur në veshë të shurdhët tek Komuna e Ferizajt. Andaj, kërkojmë edhe një herë nga Komuna e Ferizajt që urgjentisht të shkëput marrëveshjen me subjektin i cili menaxhon me qendrën e inovacionit dhe ndërmarrësisë”.
Disa nga gjetjet e tjera kryesore të raportit sipas AVONET përfshijnë:
-Dështimin në Ruajtjen dhe Përmirësimin e Vlerës së Pronave – Komuna e Ferizajt ka dështuar të ruajë dhe të rrisë vlerën e pronave të dhëna me qira, me rreth 66% të mostrave të testuara që kanë rezultuar me parregullsi.
-Raportimi dhe Monitorimi – Kryetari i Komunës së Ferizajt nuk ka paraqitur asnjë raport Kuvendit Komunal lidhur me monitorimin e realizimit të kontratave dhe përmbushjen e qëllimit të dhënies në shfrytëzim të pronave të paluajtshme;
-Investimet e Paracaktuara – Në gjashtë raste të shqyrtuara, shfrytëzuesit nuk kanë realizuar investimet e përcaktuara me kontratë, problem ky që daton që nga viti 2017;
-Bartja e Drejtës së Shfrytëzimit – Në tre raste, shfrytëzuesit/qiramarrësit kanë bartur të drejtën e shfrytëzimit tek palët e treta pa miratim paraprak nga komuna, dhe kjo nuk është identifikuar nga komuna për të ndërmarrë veprime parandaluese;
-Kartelat Financiare – Në shtatë raste, komuna nuk mban kartela financiare të sakta për kontratat e qirasë, duke nënvlerësuar llogaritë e arkëtueshme;
-Mosarkëtimi i Qirasë – Në shtatë raste, qiramarrësit nuk kanë paguar qiranë sipas afatit të përcaktuar me kontratë. Vetëm në një rast, shuma e papaguar arrin vlerën prej 64,525.56€. Komuna nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të arkëtuar këto shuma të papaguara nga qiraja.
AVONET i bën thirrje urgjente kryetarit të Komunës së Ferizajt që të reflektojë sa më shpejt mbi këto gjetje dhe të ndërmarrë veprime konkrete për të korrigjuar këto mangësi të rënda. Është e domosdoshme që të merren masa për të siguruar menaxhimin e duhur dhe të përgjegjshëm të pronave komunale, në mënyrë që të mbrohet dhe rritet vlera e këtyre aseteve të rëndësishme për qytetarët e Ferizajt.
“Gjithashtu, kërkojmë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës që në lidhje me këto gjetje të konstatuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit, të manifestuara në raportin e fundit të auditimit të pajtueshmërisë të titulluar “Dhënia në Shfrytëzim e Pronave Komunale dhe Monitorimi i Tyre në Komunën e Ferizajt” për periudhën 01.01.2022 – 30.09.2023, i cili raport është konfirmuar edhe nga vetë Komuna e Ferizajt, sipas detyrës zyrtare (ex officio) të iniciojë procedurë penale ndaj personave përgjegjës, për faktin se disa nga gjetjet, e sidomos gjetja e cila është shpallur si e kundërligjshme nga ZKA-ja, që ka të bëj me dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, përbëjnë elemente të mjaftueshme që personat përgjegjës për këto veprime, tashmë të konfirmuara si të kundërligjshme kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, vepër e cila është e paraparë edhe në dispozitat penale materiale të legjislacionit pozitiv të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e AVONET. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përurohet shtatorja e heroit Rexhep Halimi, vlerësohet lartë vepra dhe kontributi i tij për Kosovën
Degradohet ambienti në Jezercë të Ferizajt, institucionet kërkojnë bashkëpunim të qytetarëve për identifikim të kompanive
Kontratat kolektive përplasin pozitën e opozitën në Shtime
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet