LAJMI I FUNDIT:

AVONET kërkon dorëheqjen e Kurtit, Vitisë dhe Sveçlës si akt moral për vdekjen e të riut nga Gjilani

AVONET kërkon dorëheqjen e Kurtit, Vitisë dhe Sveçlës si akt moral për vdekjen e të riut nga Gjilani

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, shpreh shqetësimin e thellë për humbjen e jetës së të riut, studentit të dalluar nga Komuna e Gjilani. Duke vlerësuar vullnetin e të ndjerit për të arritur përgatitjet arsimore të tij, i ndjeri kishte filluar studimet master në Gjermani.

Në reagimin e AVONET thuhet se ” i ndjeri kishte shfaqur problem të theksuar shëndetësore dhe duke shpreh shqetësimin e tij me familjaret e tij, kishte kërkuar që të ndikojnë që të kthehet në Kosovës për arsyeje që i ndjeri nuk ishte në gjendje të vazhdojë të veproj në Gjermani, andaj prindi i të ndjerit duke komunikuar me kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Gjermani, u mundësuar= që i ndjeri të kthehet në Kosovës”.


“Ardhja e të ndjerit në Kosovës dhe mos marrja parasysh e kërkesës së prindërit që mos të hy në karantinë në Qendrën e Studenteve, ku prindri kishte kërkesa të vazhdueshëm që gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e mirë dhe që i ndjeri ishte duke u ballafaquar, por zyrtaret e institucioneve nuk morrën parasysh kërkesën dhe shqetësimin e prindërit të të ndjerit, sa që kjo përfundoj me fatalitet”, thuhet në komunikatë, përcjell Telegrafi.

AVONET, ka ngritur shqetësimin se Ministria e Shëndetësie nuk është duke menaxhuar mirë situatën e pandemisë COVID-19, ku disa nga të kthyerit në vendlindje, nuk u trajtoheshin të barabartë duke bërë diskriminim dhe favorizim, që disa nuk u lejoheshin të vetizoloheshin në shtëpi për arsye shëndetësore, (rasti i fundit është dëshmi), poashtu ka raste kur edhe pjesëtaret e Policisë së Kosovës janë mbajtur në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë edhe pse atyre ju lejohet të mos jenë në karantinë.

“Keqmenaxhimi i situatës së pandemisë COVID-19 jo veç që ka krijuar problem në ekonomi, shëndet, por është keqmenaxhuar edhe ajo financiare, gjatë kësaj periudhë ka pasur mungesë të transparencës gjatë kësaj kohe krijuar situate jo të mira dhe me probleme dhe dyshime ajo e testeve dhe duke tejkaluar kompetencat kushtetuese.

Andaj humbja e jetës së një të riut nuk duhet që zyrtaret e lart në kabinetin të Qeveris Kurti të deklarohen për situatën por duhet të shihe si një përgjegjësi ndaj detyrës dhe përgjegjësie, që kanë obligim kushtetues ndaj qytetarëve, e në këtë rast kryeministri i vendit z. Kurti, z. Sveçla dhe ministri z. Vitia, të veprojë si akt moral dhe etik, e profesional që këta tre zyrtarët e lartë të Qeveris së Republikës së Kosovës të japin dorëheqje nga detyrat e tyre dhe të krijon mundësi sa më të mira dhe më ta pavarur që Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës të zhvillojnë hetimet e tyre.

Kjo neglizhencë e institucioneve veç sa e ka ngarkuar gjendjen e pandemisë dhe ka rritur stresin dhe shqetësimin e qytetarëve”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Kalo në kategori