LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Trumpit shpifi ndaj dy punonjësve të zgjedhjeve të vitit 2020, Giuliani urdhërohet t’i dëmshpërblej me 148 milionë dollarë

Avokati i Trumpit shpifi ndaj dy punonjësve të zgjedhjeve të vitit 2020, Giuliani urdhërohet t’i dëmshpërblej me 148 milionë dollarë

Rudy Giuliani, bashkëpunëtor i vjetër i ish-presidentit amerikan. Donald Trump, është urdhëruar të paguajë më shumë se 148 milionë dollarë dy gra për pretendimet e rreme se ato kanë manipuluar votimin e vitit 2020.

Një gjykatës e ka shpallur tashmë Giulianin përgjegjës për pretendimet shpifëse për numërueset e votave në Georgia, Ruby Freeman dhe vajzën e saj, Wandra “Shaye” Moss.


Dikur burgosi mafiozët bazuar në një akuzë, Giuliani tani vet po përballet me një padi të ngjashme
Lexo po ashtu Dikur burgosi mafiozët bazuar në një akuzë, Giuliani tani vet po përballet me një padi të ngjashme

Moss tha pas vendimit se vitet e fundit kanë qenë “shkatërruese”. Vendimi u dha pas një seance 4-ditore.

Të premten, një juri prej tetë gjyqtarësh urdhëroi çdo viktimë të paguahej 20 milionë dollarë për shpifje, raporton skynews.

Ata gjithashtu u shpërblyen me më shumë se 16 milionë dollarë për shqetësime emocionale dhe 75 milionë dollarë për dëme ndëshkuese që do të ndaheshin mes tyre.

Ata fillimisht kërkuan 15 deri në 43 milionë dollarë dëmshpërblim nga Giuliani, ish-avokati personal i Donald Trumpit.

Duke folur për gazetarët jashtë gjykatës, Giuliani tha se “nuk jam penduar për asgjë.”

Michael Gottlieb, avokat i Freeman dhe Moss, tha gjatë diskutimeve përmbyllëse të enjten se Rudy Giuliani ishte “pacient” i keqinformuar.

Ai tha se, gjatë tre ditëve të provave dhe dëshmive, juria “përjetoi një pjesë të tmerrit të papërshkrueshëm që duroi Freeman Mosses”.

Avokati i Trumpit, Giuliani: Biden mund të ketë votuar 5000 herë për vetveten
Lexo po ashtu Avokati i Trumpit, Giuliani: Biden mund të ketë votuar 5000 herë për vetveten

Avokati tha se gjoba e madhe ishte e nevojshme për t’i dërguar një mesazh Giulianit dhe çdo figurë tjetër të fuqishme.

Pasuria neto e Giuliani vlerësohet në rreth 50 milionë dollarë, sipas CBS News.

Gjatë dëshmisë në një sallë gjyqi në Uashington, viktima Freeman tha se duhej të ikte nga shtëpia e saj pasi një grup mbështetësish të Trumpit u mblodhën jashtë ndërsa FBI-ja i tha se ishte në rrezik.

Incidenti ndodhi pasi Rudy Giuliani shpërndau videon e tyre, për të cilën ai tha në mënyrë të rreme që tregonte prova të manipulimit të fletëvotimeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori