Avokati Taulant Hajdari ka shpjeguar procedurat ligjore që duhet të ndjekë një punëtor i cili largohet nga punëdhënësi pa paralajmërim.
Hajdari ka thënë se largimet nga puna pa paralajmërim janë raste kur punëtorët nuk janë njoftuar paraprakisht.
Ai ka thënë se fillimisht punëtori i larguar para se të marrë veprime gjyqësore duhet të kryejë disa veprime procedurale.
“Në këtë rast duhet të bëjë një ankesë ndaj punëdhënësit, një ankesë në formë të shkruar. Janë veprime procedurale që i paraprijnë veprimeve gjyqësore. Mund edhe në email, qoftë përmes postës. Afati për kthim të përgjigjes është zakonisht 15 ditë, ku në këtë afat duhet të kthejë përgjigje në atë ankesë. Kur refuzohet ankesa atëherë lind afati 30 ditor që të dërgohet padi në gjykatë” – ka thënë Hajdari.
Në emisionin “Kallxo Përnime”, ku u diskutua për të drejtat e punëtorëve, avokati Hajdari ka thënë se në raste të largimit nga puna, pala mund ta përfaqësojë vetveten në gjykatë, pa avokat.
“Zakonisht procedurat civile mund të përfaqësoj pala vetveten. Padia përpilohet pastaj duhet të bëhet në katër kopje, duhet të bashkëngjiten provat, dorëzohet në gjykatë. Zakonisht kontestet nga marrëdhënia e punës shkohet në gjykatë ku punëdhënësi e ka adresën”, ka shpjeguar ai.
Hajdari ka thënë se lidhur me këto raste, ndihmë juridike punëtorëve u ofron Agjencia për ndihmë juridike falas, ku ata mund të drejtohen.
Ai tutje ka përmendur një rast të cilin është duke e trajtuar, padia për të cilin është iniciuar në vitin 2018 ndërsa deri më tani nuk ka marrë fare trajtim nga gjykata.
“Një rast që e kam, padia për kontest punë për kompensimin e pagave dhe avancim në pozitë është iniciuar në 2018 dhe tani jemi në fundin e 2022-tës dhe nuk ka fare ende trajtim. Nuk është caktuar as seanca e parë edhe pse ligji e përcakton që këto raste duhet të trajtohen me prioritet”, ka thënë Hajdari. /Kallxo.com/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
Eksploro natyrën me stil dhe komoditet me ofertat e Melodia Px për Ditën e Punëtorëve!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre