LAJMI I FUNDIT:

Avokati Rrecaj thotë se Thaçi u ftua për intervistimin nga Prokuroria Speciale, për sqarimin e aktakuzës së dorëzuar

Avokati Rrecaj thotë se Thaçi u ftua për intervistimin nga Prokuroria Speciale, për sqarimin e aktakuzës së dorëzuar
Foto: Arkiv

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, të hënën pritet të udhëtojë në Hagë, për tu intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Lidhur me këtë, ka folur avokati i njohur Tahir Rrecaj, i cili ka thënë se arsyeja e ftesës mund të jetë sqarimi i çështjes së aktakuzës nga Prokuroria.


“Njëra nga arsyet është se mund të ketë qenë kërkesë e gjyqtarit të procedurës paraprake”.

“Arsyeja që është ftuar mund të jetë që gjyqtari i procedurës paraprake gjatë vlerësimit që ka bërë, e ka parë që është e nevojshme një sqarim i një çështje të rëndësishme për vërtetimin e një aktakuze apo hedhjen e saj”, është shprehur ai.

Sipas tij kjo është e drejtë e gjyqtarit të kësaj procedure, njofton KlanKs.

“Gjyqtari i procedurës mund të kërkojë nga prokurori që të rshikojë aktakuzën, rishikojë hetimin e veprimeve të personit potencial të dyshuar. Ka të drejtë të bëjë edhe ndryshim”.

“Mund të kërkojë zvogëlimin e kuadratit të pikave të aktakuzës nëse vlerëson se janë të tepërta”.

Avokati Rrecaj potencon se këto sqarime nevojiten rreth vendimit për aktakuzën.

“Këto veprime gjyqtari i procedurës i merr para ngritjes së aktakuzës. Ato sqarime të hollësishme – analiza, i nevojiten për me marrë vendim të drejtë të aktakuzës”.

“Por a ka prova të mjaftueshme apo jo, këto janë çështje që gjyqtari e ka autoritetin të kërkojë sqarime”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dha dje njoftimin se është ftuar nga Prokuroria Speciale dhe se të hënën do të udhëtojë për në Hagë për tu intervistuar.

“Deri sa bashkëluftëtarët e mi dhe unë do të përballemi me dinjitet dhe integritet me drejtësinë ndërkombëtare, ju ftoj që të bashkuar t’i përballojmë sfidat me të cilat po përballet vendi”, u shpreh Presidenti Hashim Thaçi.

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori