LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Ridvan Muharremit, Halimi: I kam dorëzuar të gjitha materialet, nuk dyshoj te klienti im

Avokati i Ridvan Muharremit, Halimi: I kam dorëzuar të gjitha materialet, nuk dyshoj te klienti im

Pas bastisjeve në shtëpinë dhe restorantin e të dyshuarit Ridvan Muharremit, ka folur avokati i tij, Muhamet Halimi.

Halimi përmes një prononcimi për media ka thënë se reagimin ia kanë drejtuar dy ditë më parë opinionit publik dhe kanë kërkuar prezencën e organeve të rendit.


“Unë me klientin tim, reagimin ia kemi drejtuar opinionit publik dhe kemi kërkuar prezencën e organeve të rendit. Atje do të shqyrtohen çështjet dhe do të zbardhen të gjitha, për të cilat do të jetë i njoftuar opinioni publik”, ka thënë Halimi.

Ai tha se ende nuk kanë një fletëarrest për Ridvan Muharremin.

“I kam dorëzuar të gjitha materialet që i kemi përgatitur me kohë. Jemi përgatitur për të vërtetën. Apsolut nuk dyshoj te klienti”, u shpreh Halimi.

Ndryshe, Policia e Kosovës në orët e mëngjesit ka nisur bastisjet në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, ndërsa tashmë ka shoqëruar në Polici drejtorin e Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtorin e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretarin Irfan Lipovica. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori