LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit: Shqetësuese kërcënimet, sulmet fizike dhe cenimi i sigurisë së gazetarëve në Kosovë

Avokati i Popullit: Shqetësuese kërcënimet, sulmet fizike dhe cenimi i sigurisë së gazetarëve në Kosovë

Avokati i Popullit, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, i ka konsideruar shqetësuese rastet në rritje gjatë këtij viti të kërcënimeve, sulmeve fizike, cenimit të sigurisë dhe pengimit të ushtrimit të lirë të profesionit.

Avokati i popullit nëpërmjet një deklarate për media, në përballjet e vazhdueshme që gazetaria ka përgjatë procesit të zhvillimit të vet, respektimi i lirisë së medias dhe pluralizmit medial, janë dimension i pazëvendësueshëm edhe për të drejtat dhe liritë tjera të garantuara.


“Pavarësia dhe profesionalizmi në gazetari, e sigurojnë transparencën dhe përgjegjësinë mbi çështje të interesit të përgjithshëm dhe në të njëjtën kohë sensibilizojnë qytetarin për aktivizëm dhe bashkëpjesëmarrje në proceset shoqërore, ekonomike, kulturore e politike. Natyra e punës di t’i bëj gazetarët/et shënjestër të kërcënimeve apo sulmeve, gjë që e vështirëson funksionimin efektiv të medias në shpërndarjen e informacionit. Sulmet verbale a fizike ndaj gazetarëve, kërcënimet përmes rrjeteve sociale a në çfarëdo forme tjetër, cenojnë të drejtat kushtetuese për lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes dhe alarmojnë për brishtësinë e funksionimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit në vend.

Autoritetet kanë obligimin kushtetues të garantojnë mbrojtjen dhe sigurinë e nevojshme për gazetarët, në përmbushjen e rolit të tyre, ashtu siç detyrohen për mosndërhyrje në punën e mediave, për transparencë dhe për lejim të qasjes në informacion dhe dokumente zyrtare, si komponenta thelbësore të realizmit të lirisë së medias, respektivisht lirisë së shprehjes dhe informimit. Në këtë kontekst, Avokati i Popullit i konsideron shqetësuese rastet në rritje gjatë vitit 2020 të kërcënimeve, sulmeve fizike, cenimit të sigurisë dhe pengimit të ushtrimit të lirë të profesionit. Përkundër rasteve kur policia dhe prokuroria kanë kryer punën e tyre në identifikimin e kryesve të veprave kundrejt gazetarëve dhe i kanë proceduar tutje në organet e sistemit të drejtësisë, Avokati i Popullit tërheq vëmendjen tek pandëshkueshmëria e rasteve kur gazetarët sulmohen, kërcënohen apo u pamundësohet kryerja e punës, gjë që ndikon në ambient të pasigurt për punën e mediave dhe tërthorazi e hap rrugën edhe për vetcensurën e gazetarëve dhe mediave.

Gjithashtu, vështirësitë e vazhdueshme të gazetarëve për qasje në informacion dhe dokumente zyrtare, paraqesin shqetësim konsistent, përgjatë viteve. Duke e pasur parasysh ridefinimin e medias në epokën e internetit dhe rrjeteve sociale dhe me mundësinë e secilit për t’u shndërruar në burim informate, Avokati i Popullit shfaq brengosjen për kërcënimet e linçimet publike për deklarime e për shprehje mendimi dhe i konsideron se këto paraqesin kërcënim për gëzimin e lirisë së shprehjes, brenda kufijve të garantuar të saj.

Diskursi publik i zhvilluar veçmas muajve të fundit, e ka vështirësuar kultivimin e një kulture demokratike të ndërtimit të mendimit dhe ideve, nëpërmjet të cilave forcohet bazamenti i mbrojtjes dhe respektimit të drejtave dhe lirive tjera të garantuara”, thuhet në deklaratën e Avokatit.

Në këtë frymë, Avokati i Popullit bën thirrje për rrjedhë të lirë të mendimit, fjalës dhe informacionit dhe për reflektim e mendjehapësi përballë mendimeve të shprehura ndryshe, duke i konsideruar ato vlerë thelbësore të demokracisë, si sistem të cilin Kosova e ka përqafuar si shtet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori