LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit: Legjislativi kishte paraparë miratimin e 129 projektligjeve, ndërsa ka miratuar vetëm 14 ligje

Avokati i Popullit: Legjislativi kishte paraparë miratimin e 129 projektligjeve, ndërsa ka miratuar vetëm 14 ligje

Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) organizoi të martën një konferencë për media dhe publikoi të dhënat preliminare për punën e institucionit gjatë vitit 2020.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha se viti 2020 ishte një vit i rëndë dhe tragjik për ata që kanë humbur jetën në betejën me COVID-19 dhe shprehu dhembjen për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre.


“Qelaj theksoi se gjendja e të drejtave të njeriut në Republikën e Kosovës gjatë vitit 2020 është karakterizuar me dy sfida kryesore: ndryshimet në legjislativ e në qeveri dhe ndikimi i pandemisë. Ai theksoi se ndryshimet në qeveri dhe në legjislativ kanë krijuar zvarritje në hartimin dhe në aprovimin e ligjeve, ndërsa e vlerësoi si sukses aprovimin e Konventës së Stambollit, e cila është bërë pjesë e legjislacionit të vendit. Legjislativi kishte paraparë në planin e këtij viti shqyrtimin dhe miratimin e 129 projektligjeve, ndërsa ka miratuar vetëm 14 ligje”, thuhet në njoftimin për media.

Avokati i Popullit shtoi se ndryshimi i qeverisë ka ndikuar edhe në ndryshim të politikave që nuk kanë treguar konsistencë në trajtimin e sfidës së pandemisë. Masat fillestare që u ndërmorën ishin në mungesë të parimit të ligjshmërisë, joproporcionale dhe pa plan të balancimit të mbështetjes dhe dëmeve të shkaktuara nga kufizimi i plotë i lëvizjes dhe i paralizimit të aktiviteteve ekonomike. Ai tha se pakot mbështetëse për rimëkëmbje nuk ruajtën bilancin social, shpërfaqen problemin e informalitetit dhe të tolerancës pikërisht për shtresat më të varfra të popullsisë.

“Qelaj theksoi se ka hapur rast ex-officio (sipas detyrës zyrtare) për analizimin e Ligjit nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID -19, ku në ndërkohë IAP-ja ka pranuar edhe disa ankesa individuale në lidhje me këtë çështje. Gjatë vitit 2020, IAP-ja ka pranuar gjithsej 1 mijë e 349 ankesa nga qytetarët, ndërsa nga ky numër, 686 raste janë hapur për hetime. Po ashtu, 43 raste janë hapur sipas detyrës zyrtare (ex-officio).

Autoritetet përgjegjëse ndaj të cilave janë drejtuar ankesat e qytetarëve, janë: ministritë me 390 raste, gjykatat me 360 raste, komunat me 230 raste, prokuroritë shtetërore me 62 raste, si dhe Policia e Kosovës me 62 raste etj”, thuhet më tej në njoftim.

Nga këto ankesa të përgjithshme, gjinia sipas ankuesve është: burrat me 72.5 për qind dhe gratë me 27.5 për qind të rasteve të raportuara në IAP. Ndërsa, sipas përkatësisë etnike, ankesat që janë hapur për hetime, janë si në vijim: shqiptarë 594 raste, serbë 47 raste, boshnjakë 17 raste, turq 10 raste, ashkalinj 5 raste, romë 3 raste, egjiptianë 3 raste, goranë 2 raste dhe të tjerë 5 raste.

Në anën tjetër, IAP-ja për këtë vit ka mbyllur 973 raste, prej të cilave 460 raste janë zgjidhur pozitivisht, në pajtim me kërkesën e ankuesit. Ndërsa 156 raste janë konsideruar të papranueshme, sepse nuk janë gjetur shkelje apo keqadministrime, derisa 144 raste janë mbyllur me raport, 108 raste janë konsideruar të papranueshme, për shkak se rastet ishin në shfrytëzim të mjeteve juridike, kurse 48 raste ishin të papranueshme, për shkak të mosshfrytëzimit të mjeteve juridike, ndërkaq 41 raste janë mbyllur për shkak të mosinteresimit të ankuesit dhe 12 raste të tjera ishin të papranueshme për shkak se ishin jashtë juridiksionit etj.

IAP-ja ka nxjerrë 178 rekomandime për autoritetet përgjegjëse nga raportet e rasteve të hetuara, letra me rekomandime, amicus curie, opinione dhe kërkesa për masë të përkohshme.

Nga këto rekomandime, 34 prej tyre janë zbatuar nga ana e autoriteteve përgjegjëse, 12 rekomandime nuk janë zbatuar dhe 132 rekomandime janë në pritje të zbatimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori