Tre anëtarë të familjes Milovanoviq kanë thënë në seancën e Prokurorisë për Krim të Organizuar në Serbi se nga shtëpitë e tyre në Kosovë nuk i ka dëbuar nënkoloneli i policisë së Kosovës, Nehat Thaçi,
Kështu i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug” , avokati i tij, Sead Spahoviq i cili mori pjesë në gjykim, përcjellë Klan Kosova.
Thaçi është në paraburgim në Burgun e Qarkut në Beograd, dhe po mbahet atje nën akuzat për terrorizëm me pretendimin se ai së bashku me disa persona të tjerë gjatë vitit 1999 kanë kërcënuar familjen Milovanoviq, pas së cililit kërcënim, ata thuhet se janë larguar nga shtëpia e tyre në Lipjan.
Sipas avokatit të tij, pala e dëmtuar në këtë rast, të përshkruar gjatë dëshmisë së prokurorisë, s`kanë pasur dilema por kanë thënë në mënyrë direkte se nuk ishte ai.
“Kjo është dëshmi e drejtpërdrejtë se Nehat Thaçi nuk e ka kryer veprën për të cilën akuzohet dhe ne menjëherë pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve, kemi kërkuar që urgjentisht të shfuqizohet masa e ndalimit”, tha Spahoviq.
Masa e paraburgimit të tij mbaron më 28 tetor, kur më së voni gjykata pritet që edhe një herë të vendos nëse do të vazhdojë ndalimin e tij, ose ta shfuqizojë këtë masë.
Thaçi është në paraburgim që nga 28 shtatori, kur u arrestua në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish të vitit 2010.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çmimi i bukës për momentin nuk do të ndryshojë, furrat kanë probleme me ikjen e fuqisë punëtore
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë
Osmani takohet me ambasadoren amerikane në OKB, flasin për mbështetjen e ShBA ndaj Kosovës
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'