LAJMI I FUNDIT:

Avokati Koci hedh poshtë pretendimet se Haradinaj do të ekstradohet në Gjykatën Speciale

Avokati Koci hedh poshtë pretendimet se Haradinaj do të ekstradohet në Gjykatën Speciale

Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci ka hedhur poshtë pretendimet e prokurorit serb, Milan Petroviq lidhur me ekstradimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Gjykatën Speciale.

Koci në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Milan Petroviq, udhëheqësi për Krime Lufte në Serbi, po e përdorë një gjuhë të pazakontë për juristët.


“Ai për Deutsche Welle ka deklaruar se z. Haradinaj mund t’i dorëzohet Gjykatës Speciale të posaformuar, dhe se sipas tij, po parafrazoj, ky opsion është i mundshëm, dhe çdo herë po përmendet më shumë. Kjo natyrisht nuk është e vërtetë”, ka thënë Koci.

Serbia pretendon se Haradinaj nga Franca do të ekstradohet në Gjykatën Speciale
Lexo po ashtu Serbia pretendon se Haradinaj nga Franca do të ekstradohet në Gjykatën Speciale

Ai më tej ka shtuar se po përdoret diskurs spekulativ për ta mbuluar natyrën politike të kërkesës së Serbisë.

“Vet Avis Benes, zëdhënësja e Dhomave të Posaçme të Gjykatës Speciale, me datën 5 janar 2017, ka deklaruar se ‘ky ndalim nuk është kryer në kuadër të mandatit të Dhomave Speciale të Kosovës’. Sot po ashtu e kuptuam prej znj. Avis Benes, se detyra e parë e presidentes së kësaj gjykate, Ekatarina Trandafillova, është përgatitja e seancës plenare për gjyqtarët”, u shpreh Koci.

Avokati Koci më tej ka bërë të ditur se seanca plenare nuk mund të mbahet pa u zgjedhur gjyqtarët.

“Pra, Gjykata Speciale ende nuk ka gjyqtar të zgjedhur”, tha ai.

Koci më tej shtoi se kundër Haradinaj dhe kundër Kosovës po vazhdon lufta speciale.

“Ramush Haradinaj shumë shpejt do të kthehet në Kosovë”, tha Koci, duke shtuar se problemi është i natyrës teknike.

“Serbia po e zvarritë procesin duke mos e dërguar kërkesën dhe dokumentet përcjellëse”, theksoi Koci.

Ramush Haradinaj po vazhdon të mbahet ende në Francë pasi që javë më parë u arrestua nga autoritetet franceze për shkak të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

Lajme
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Kalo në kategori