LAJMI I FUNDIT:

Avokati Jashari: Shpallja e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” organizata terroriste, hap frontin për luftë kundër kriminalitet në veri

Avokati Jashari: Shpallja e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” organizata terroriste, hap frontin për luftë kundër kriminalitet në veri

“Shpallja e një organizate terroriste nënkupton mënyrën e luftimit ose qasjes së kriminalitetit në atë pjesë të vendit. Pasi hapet horizonti i inkriminimit. Duke qenë se terrorizmi është një vepër penale, që hyn në kapitullin e veprave kundër rendit kushtetues së RKS-së, rendit kushtetues ndaj banorëve të saj”.

Avokati, Arbër Jashari, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’i shpallur  terroriste organizatat serbe “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigada e Veriut” (Severna Brigada) – të cilat operojnë në pjesën veriore të vendit.


Sipas Jasharit, ky vendim e hap rrugën drejt luftimit kudër kriminalitet në veri të Kosovës, duke theksuar se kjo “ndryshon taktiken e lojës kundër kriminalitet në atë pjesë, ngase kemi hyre në një terren krejt ndryshe”.

“Shpallja e një organizate terroriste nënkupton mënyrën e luftimit ose qasjes së kriminalitetit në atë pjesë të vendit. Pasi hapet horizonti i inkriminimit. Duke qenë se terrorizmi është një vepër penale, që hyn në kapitullin e veprave kundër rendit kushtetues së RKS-së, rendit kushtetues ndaj banorëve të saj”.

“E që nënkupton që me këtë vepër penale inkriminohet edhe një sërë veprime që në rrethana normale nuk do të ishin. Siç është pjesëmarrja në grupe terroriste, rekrutimi… Vetë shpallja është një sinjal për Prokurorin e shtetit, që ia hapë horizontin për të luftuar krimin… Kjo e hap frontin dhe e ndryshon taktiken e lojës kundër kriminalitet në atë pjesë të caktuar, ngase kemi hyre në një terren krejt ndryshe”, ka thënë Jashari në RTV  Dukagjini.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës shpalli organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”, të cilat veprojnë në veri të Kosovës.

“Bazuar në vlerësimet e institucioneve të sigurisë së Kosovës, formacionet ilegale ‘Mbrojtja Civile’ dhe komponenti i saj, ‘Brigada e Veriut’, paraqesin kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Kosovës”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë të mbajtur më 29 qershor.

Sipas ligjit në Kosovë, kur organizatat shpallen terroriste, aktiviteti i tyre ndalohet menjëherë. Çdo aktivitet i mëtejmë i tyre do të bartte pasoja të rënda ligjore.

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Kalo në kategori