Ndalimi apo arrestimi i qytetarëve në kohë të pandemisë nuk përbën shkelje të të drejtave të njeriut, vlerësojnë avokatët në vend. Sipas tyre, vendimet që nxjerrë Qeveria duhet të respektohen nga qytetarët.
Avokati Tomë Gashi ka thënë se Policia e Kosovës ka vepruar në bazë të dispozitave dhe të urdhëresave që ka nxjerrë Qeveria, si të tillë ato duhet të zbatohen.
“Nuk përben shkelje e të drejtave të njeriut ndalimi i tyre, për shkak se është obligim i policisë që të veprojë në bazë të dispozitave dhe në bazë të urdhëresave që janë nxjerrë nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar pandeminë”.
“Nëse dikush nuk i respekton këto rregulla, atëherë ne do të kishim faktikisht një numër të madh të të infektuarave, sepse ky virus është sëmundje dhe mënyra e përhapjes dihet”, tha Gashi për Ekonomia Online.
“Gjykata Kushtetuese ka sjellë një vendim jashtëzakonisht jo të rregullt, meqenëse ajo është respektuar krejtësisht dhe është lënë afati prej 14 ditësh që të përmirësohen dispozitat ligjore dhe që të thirren në ligje të tjera Qeveria e Kosovës, pra në ligjin për parandalimin e zhvillimit të sëmundjeve ngjitëse”.
“Ky 14 ditësh i ka mjaftuar Qeverisë që të nxjerrë vendime për tërë territorin e Kosovës”, tha ai.
Njëjtë mendon edhe avokati Burim Halili. Ai thotë për EO se vendimet që janë nxjerrë nga institucionet duhet të respektohen nga qytetarët.
“Vendimet të cilat vijnë nga institucionet duhet të respektohen patjetër nga qytetarët. Kemi kryesisht shqiptim të gjobave që hyjnë në domenin e kundërvajtjeve administrative dhe qytetarët tonë duhet të mësohen që t’i respektojnë vendimet institucionale dhe nuk duhet t’i marrin si vendime politike”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City