LAJMI I FUNDIT:

Avokatët e Trump kundër marrjes në pyetje nga prokurori special Mueller

Avokatët e Trump kundër marrjes në pyetje nga prokurori special Mueller

Avokatët e presidentit amerikan, Donald Trump i kërkuan këtij të fundit të refuzojë marrjen në pyetje nga ana e prokurorit special, Robert Mueller, i ngarkuar me hetimet për të zbuluar dyshimet e ngritura rreth një marrëveshje të fshehtë amerikano-ruse gjatë fushatës zgjedhore të 2016, raportoi ”New York Times”.

Prej disa javësh, persona të afërt të presidentit amerikan dhe disa deputetë republikanë vënë në pikëpyetje besueshmërinë dhe paanshmërinë e hetimit nga Robert Mueller, i cila ka vënë nën akuzë disa bashkëpunëtorë të Trump, mesin e tyre gjeneralin Michael Flynn, i cili kishte postin e këshilltarit për sigurinë kombëtare.


”New York Times” citoi katër persona të cilët kanë raportuar shqetësimin e avokatëve, këta të fundit kanë dyshime që Donald Trump mund të akuzohet se ka gënjyer hetuesit.

Sipas gazetës, këto burime konfirmojnë se avokati John Dowd, ndihmësi i tij Jay Sekulow, avokati prej një kohe të gjatë i presidentit aktual, Marc Kasowitz dhe një numër i konsiderueshëm këshilltarësh kanë dalë kundër marrjes në pyetje, me arsyetimin se Robert Mueller nuk është i kualifikuar për të pyetur presidentin në lidhje me disa çështje të caktuara.