Avokatët e akredituar nga Specialja zgjerimin e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, ku u përfshin edhe 13 pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) po cilësohet si zvarritje e procesi.
Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Artan Qerkini në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se arsyeja e vetme pse është zgjeruar aktakuza në këtë fazë të procedurës është që Prokuroria t’ia pamundësojë që mbrojtja të përgatit një mbrojtje efektive dhe të zvarritet procedura.
“Arsyeja e vetme pse është zgjeruar aktakuza në këtë fazë të procedurës është që Prokuroria t’ia pamundësojë mbrojtjes që mbrojtja të përgatit një mbrojtje efektive dhe të zvarritet procedura. Arsye të tjera nuk ka, thjeshtë dyshojë që këto prova të cilat i kanë sjellë tani në aktakuzën e zgjeruar Prokuroria nuk i ka pasur edhe në fillim kur është ngritur aktakuza mirëpo kjo është një manovër strategjike e Prokurorisë që ta mbajë mbrojtjen në tension dhe të mos i jap kohë të mjaftueshëm e për përgatitjen e mbrojtjes….
Çdo zgjerim i aktakuzës shkakton zvarritje të procesit e çdo zvarritje e panevojshme e procesit i afekton në mënyrë direket të drejtat e të pandehurve sepse dihet se një prej të drejtave elementare të të pandehurit në procedurë penale është gjykimi brenda një afati të arsyeshëm, ndërsa me zgjerimin e aktakuzës ky zgjerim parim do të shkelet doemos”.
Madje ai ka shtuar se procedura duhet të zhvillohet në mënyrë të përshpejtuar sepse të akuzuarit janë duke u mbajtur në burg ende pa një vendim gjyqësor të formës së prerë.
“Nëse Prokuroria vazhdon me këto manovra procedurale dhe edhe në faza të tjera të procedurës zgjeron aktakuzën atëherë me siguri që do vije deri tek zvarritje e procedurës. Zvarritja e procedurës në këtë proces nuk duhet të ndodh sepse të pandehurit janë në paraburgim dhe secili ligj procedural i një shteti demokratik e parasheh që në rastet kur i pandehuri mbahet në paraburgim, procedura duhet të zhvillohet në mënyrë të përshpejtuar sepse ata janë duke u mbajtur në burg ende pa një vendim gjyqësor të formës së prerë”.
“Nëse ata do të kishin pasur fakte nuk do të kishin thirrur më shumë se 300 dëshmitarë. Një rast i fortë i Prokurorisë provohet me shumë më pak dëshmitar. Siç po shihet Prokuroria po mundohet që cilësinë e provave ta zëvendësojë me sasinë e provave sepse dihet që një rast i fortë i Prokurorisë dëshmohet me pak prova. Kjo përpjeke e Prokurorisë është gjykuar që të dështojë”.
Ai sqaroi se duhet të reagojnë avokatët sepse Rregullorja e procedurës dhe provave nuk parasheh ndonjë mjet juridik të institucioneve të Kosovës në rast se zgjerohet aktakuza, por parasheh mjete juridike për mbrojtjen.
“Këtu duhet të reagojnë avokatët sepse procedura është e tillë, rregullorja e procedurës dhe provave nuk parasheh ndonjë mjet juridik të institucioneve të Kosovës në rast se zgjerohet aktakuza por parasheh mjete juridike për mbrojtje, kështu në bazë të nenit 90 të rregullave të Procedurës dhe provave mbrojtja ka të drejtë që në përputhje me rregullën numër 97 të sfidojë aktakuzën e ndryshuar në aspekt të juridiksionit maksime formale dhe bashkimit apo veçimit të procedurës, dhe nëse prapë mbrojtja nuk është e kënaqur me vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake në lidhje me këto parashtresa mund të paraqes ankesë në Gjykatën e Apelit”.
Edhe Taulant Hodaj, avokati i akredituar nga Specialja, ka komentuar plotësimin e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Hodaj ka thënë se pikat e aktakuzës janë të njëjta, të akuzuarit janë të njëjtit vetëm është zgjeruar në kuptim të disa vendeve ku këta dyshohet që kanë pasur përgjegjësi komanduese.
“Arsyet e brendshme nuk i dimë, por ato ika dhënë Prokuroria me publikimin në ueb-sajt. I ka futur edhe dy vende si pjesë e aktakuzës. Pikat e aktakuzës janë të njëjta, të akuzuarit janë të njëjtit vetëm është zgjeruar në kuptim të disa vendeve ku këta dyshohet që kanë pasur përgjegjësi edhe për këto dy vendeve të tjera në kuadër të atyre të gjithë pikave të tjera të aktakuzës”.
Tutje ka shtuar se ky zgjerim i aktakuzës i jep të drejtën palës mbrojtëse që ta kundërshtojë atë, duke shtuar se procesi do të zgjatet.
“Rrjedhimisht ky zgjerim i aktakuzës i jep të drejtën palës mbrojtëse që t’i kundërshtojë prej fillimit zgjerimin e aktakuzës dhe kjo pastaj e prolongon procedurën rrjedhimisht të zgjasë disa vite më shumë sepse mbrojtja tani ka të drejtën t’i kundërshtojë këtë kërkesë për hedhjen poshtë të këtij zgjerimi të aktakuzës. Ky zgjerim i aktakuzës e zvarritë goxha shumë procedurën. Në kuadër të rregullave dhe procedurës së provave janë ato afatet e kundërshtimit dhe kjo e zgjat procedurën”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre