LAJMI I FUNDIT:

Avionët italianë të NATO-s inaugurojnë Bazën e Kuçovës, shfaqen edhe helikopterët Black Hawk

Avionët italianë të NATO-s inaugurojnë Bazën e Kuçovës, shfaqen edhe helikopterët Black Hawk

Hapja e bazës ajrore taktike në Kuçovë u mbyll me një fluturim të avionëve luftarak italian të NATO-s dhe nga helikopterët e Ushtrisë Shqiptar Black Hawk, që u ndoq nga të pranishmit.

Kjo bazë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës sonë Ajrore, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës.


Baza e NATO-s në Kuçovë, Rama: Sot jemi në anën e duhur të historisë, Shqipëria merr rëndësi të re gjeostrategjike
Lexo po ashtu Baza e NATO-s në Kuçovë, Rama: Sot jemi në anën e duhur të historisë, Shqipëria merr rëndësi të re gjeostrategjike

Punimet për rikonstruksionin e saj nisën në janar të vitit 2022. Prej asaj kohe është punuar për sistemin e rrethimit dhe të sigurisë e po ashtu të mbrojtjes në perimetrin ku shtrihet kjo bazë.

Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga qeveria shqiptare. Autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës.

Baza ajrore e Kuçovës ishte pjesë e bisedimeve dypalëshe mes kryeministrit Rama dhe sekretarit Amerikan të shtetit Anthony Bliken.

Shefi diplomacisë amerikane deklaroi se kjo bazë do të ketë ndihmën e të gjithë vendeve partnere në NATO për pajisjen e saj me teknologjinë më të fundit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori