LAJMI I FUNDIT:

Avdyli, Vetëvendosjes: Hajdeni nënshkruajeni marrëveshjen, mos u ndikoni nga ‘urrejtësit patologjik të LDK-së’

Avdyli, Vetëvendosjes: Hajdeni nënshkruajeni marrëveshjen, mos u ndikoni nga ‘urrejtësit patologjik të LDK-së’
Foto: Arkiv

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka reaguar sot rreth vonesave në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke bërë thirrje që kjo marrëveshje të arrihet dhe të mos ndikohet nga siç tha ai ‘urrejtësit patologjik të LDK-së’.

Avdyli përmes një postimi në rrjetin social Facebook kërkoi nga Vetëvendosje mos të ndikohet “nga mediume, analistë, portale, rrahës të shpinës, urrejtës patologjik të LDK-së”.


“Ju kolegë të VV-së mos u ndikoni nga mediume, analistë, portale, rrahës të shpinës, urrejtës patologjik të LDK-së por hajdeni shkruani marrëveshjen për qeverinë që qytetari ia ka besuar VV-së për ta udhëhequr. Ne besojmë nuk tradhtojmë, prandaj duam partneritet i bazuar në mirëbesim”, shkruan Avdyli.

Lexoni të plotë postimin e Avdylit, pa ndërhyrje :

Për LDK-në o ka dashni të madhe o urrejtje të pakufi. Faleminderit 206.000 qytetarëve për besimin. Ai besim i përkthyer në 28 deputetë, është edhe besim për të marrë përgjegjesi në udheheqje. Por kur LDK me qetësi e në në kuadër të afateve kushtetuese flet për pjesën e përgjegjësisë së saj të natyrshme me partnerin e ardhshem, krejt akuzat më banale, bëhen kundër saj. S’më ka rënë të dëgjoja as një sharje a akuzë as në 2017 e as sot, si AKR me 1 deputet e gjysmë morri gati përgjegjesi sa LDK tani me 28 deputet. Morrën Zv.kryeministrin, ministrin e jashtëm, ministrin e punëve të brendshëm, ministrinë e tregtisë, ministrin e ambientit e planifikimit hapësinor. Iu dhanë edhe 2 poste te larta një personi me një votë premtuar. Pse !?

Sepse Ramush Haradinaj e kuptoi që qeveria identifikohet vetem me njê emër e kryeministri është shefi i saj. Është njëshi, ku fillon dhe mbarojnë vendimet politike ekonomike etj e i cili në fund ka pët tu mbajtuar mend për sukses apo mossukses kurse ministrat janë vetëm vartës të tij. Prandaj ne jemi koshient për peshën e të parit i cili do udheheq këtë shtet për 4 vite( e që ne sjemi) por edhe peshën tonë politike e bazuar në qindramijera vota anëkënd vendit.

Ne slloganin BESO, po duam ta bartim edhe në këtë koalicion. Na besoni përgjegjësitë tona aq sa na ka dhënë ata 206.000 qytetatë që janë qytetarë Kosovarë si ata 220.000 tjerë e të ecim drejt formimit të institucioneve me 26 dhjetor. Ju kolegë të VV-së mos u ndikoni nga mediume ,analistë, portale, rrahës të shpinës, urrejtës patologjik të LDK-së por hajdeni shkruani marrëveshjen për qeverinë që qytetari ia ka besuar VV-së për ta udhehequr. Ne besojmë nuk tradhëtojmë, prandaj duam partneritet i bazuar në mirëbesim. Neve na kanë tradhetuar në partneritete, dikur edhe na kanë vrarë pikë të ditës aktivistët por sjemi ndalur për të punuar për të mirën e përbashkët. Prandaj hajdeni merrni pêrgjegjësinê e udhëheqni këtë shtet. Këtë përgjegjësi për ta udhehequr qeverinë ( shtetin) nuk mund të behet me 29 deputetë prandaj ne po duam ti bashkojmë votat e besimin por edhe dijen e energjinë me ju për të kthyer shpresën këtij vendi të cfilitur nga bandat. Presidenca si një pozicion i 2021, mund ti besohet që ai emër i propozuar nga LDK e pranuar nga VV të procedohet por nëse ska 80 deputetë në sallë, ne nuk jemi aq të ngurtë edhe për ta rishikuar edhe vendimin tonë përbashkët. Por harroni që mund ta merrni votën tonë për personalitete që ia shajnë edhe varrin për së vdekuri të Presidentit Rugova, që akoma sillen si ideologë të vrasjeve të vëllezerve tanë e të tuaj e që edhe sot në 2019 thojnë punë e madhe që janë vra qindra njerzë të mirë të Kosovës në emër të LDK-së. Prandaj nêse ne po ju besojmë që të udheheqni me shtetin, besonani edhe ju aq sa na kanë besuar qytetarët e të ecim përpara me punë të mira për vendin. Sepse nese ky partneritet prishet i krijuar jo lehtë veshtirë ka për tu rikrijuar, por edhe pasojat për vendin do jenë të medha. Sepse sdi me kënd do bêjmë fushatë kur mijëra njerz çdo ditë po ikin nga ky vend nga humbja e shpresës. #edhe9ditë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kronika e Zezë
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Lajme
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori