LAJMI I FUNDIT:

Avdyli: Koalicioni LVV-Guxo, do të jetë i qëndrueshëm deri në vitin 2029

Avdyli: Koalicioni LVV-Guxo, do të jetë i qëndrueshëm deri në vitin 2029

Deputeti i Listës ‘Guxo’ që vepron në Grupin Parlamentar të LVV-së, Haxhi Avdyli, ka komentuar rezultatin e balotazhit në zgjedhjet lokale.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka thënë se për rezultatin e arritur nga disa parti kanë ndikuar shumë faktorë.


“Për zgjedhje lokale u bënë bashkë krejt Partitë, analistë,  portale, biznese legale e nëntoka ish politikanë e shumë tjerë që investuan çdo gjë nga arsenali tyre për të ardhur deri te ky rezultat. Mirë shumë. Ju themi urime”, tha Avdyli.

Tutje u shpreh se ndaj tij është dukë u bërë një fushatë denigruese në rrjetet sociale.

E kjo thotë se po ndodhë qëllimshëm për të krijuar përçarje.

“Por ajo që vërehet këto muajt e fundit e veçanërisht ditët e fundit, e unë e vërejta edhe dje që ku pata mbi 100 telefonata të mediave e mbi dhjetëra artikuj portalesh e mos te flasim për komente banale me emrin tim të biznesmenëve të pseudo portaleve. Qëllimi është si kristali. Të ushqejnë përçarje, e ndjellin pakënaqësi e tronditje mes koalicionit të Listës së referendumit të 14 shkurtit. Dhe sipas tyre shigjetat duhet orientohen te hallka më dobët, (e menduar nga ata) te Ministrat, deputetë e aktivistë nga Lista Guxo. Por kot e keni. Ju nuk po na njifkeni mirë. Nuk jemi brymë që na shkrinë dielli i parë. Mos harxhoni para, energji për shpifje e shkrime koti”, deklaroi ai.

Avdyli ka folur edhe për bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij, koalicioni LVV-Guxo, do të jetë i qëndrueshëm deri në vitin 2029.

“Koalicioni i shpresës për Kosovën VV Guxo i krijuar me vullnetin e shumicës së Kosovarëve do jetë i qëndrueshëm dhe si asnjëherë  më i fortë e funksional. Prandaj të dashur miq që pajtohemi e që s’pajtohemi , qetësohuni,  përgatituni të përshtateni me udhëheqjen e Kosovës nga Presidente Vjosa Osmani, e kryeministër Albin Kurti edhe për shumë vite. Qëllimi është që pas zgjedhjeve të 2025, të vazhdohet edhe një mandat. Sepse Kosova ka nevojë për standardin e ri te udhëheqjes së tyre. Në 2029 ndoshta është larg, e dikujt nuk i pritet por vetëm atëherë ne do bëjmë vlerësimin e këtij bashkëpunimi 8 vjeçar”, shkroi Avdyli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori