Ava Max publikon projektet e reja "Blood, Sweat & Tears" dhe "Freaking Me Out"

Amarda Toçi është një ndër këngëtaret shqiptare, e cila këtë vit është shndërruar në një nga emrat më të suksesshëm në muzikën ndërkombëtare.
Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Ava Max ka publikuar dy projektet e reja muzikore "Blood, Sweat & Tears" dhe "Freaking me out".
Këto janë lansuar vetëm në versionin audio, të shoqëruara me video mjaft të veçanta.
Këngëtarja 25-vjeçare është duke punuar në këngë të tjera, e njëkohësisht është mjaft e angazhuar edhe në koncerte të ndryshme.

Gjithashtu, ajo arriti sukses të madh ditëve të fundit, duke u nominuar në kategorinë “Artistja e re më e mirë” në MTV Video Music Awards. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































