Ava Max po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave të huaja.

Këngëtarja shqiptare tashmë ka sjell disa projekte muzikore dhe ka mbajtur koncerte të ndryshme në arenën ndërkombëtare.


Por, jeta false dhe e internetit i duket qesharake biondinës sonë pasi që është dashur të bëjë jetën sipas dëshirës së të tjerëve.

"Interneti është një vend qesharak. Çdokush dhe çdo gjë gjithmonë duket e përsosur. Gjersa gjërat mund të duken të mahnitshme në sipërfaqe, gjithmonë kam luftuar me vetveten që të ndjehem i pranuar. Duke u rritur, unë u përballa me ankthin, isha ngacmuar dhe tallnin dhe më bënë të besoj se unë nuk përshtatesha me modelin që shoqëria priste të isha. Shumë më vonë fillova të ndihesha vërtet vetvetja me dallimet që përpiqesha t'i fshehja. Sapo isha në gjendje ta dua vërtet vetveten, isha e lirë", ka shkruar ndër të tjerash këngëtarja.

Për të gjithë fansat dhe ndjekësit, këngëtarja përcolli më tej një mesazh mjaft të vlefshëm.

“Shpresoj që t’ju duan dhe t’ju vlerësojnë për atë që jeni në të vërtetë. Vetëm kur je i gatshëm të dashurosh veten, do të zbulosh se e gjithë jeta jote do të ndryshojë”, ka shkruar tutje ajo. /Telegrafi/