LAJMI I FUNDIT:

Agjencia e Ushqimit: S’po i testojmë aditivët në bukë sepse po duam ta kursejmë buxhetin shtetëror

Agjencia e Ushqimit: S’po i testojmë aditivët në bukë sepse po duam ta kursejmë buxhetin shtetëror

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, ka deklaruar se analizat e aditivëve në bukë nuk po bëhen për shkak se AUV dëshiron të kursejë buxhetin e shtetit.

“Pse ne të shpenzojmë buxhet shtetëror dhe pse të shpenzojmë energji të inspektorëve për të matë një parametër i cili me rregullore nuk ka limit”, ka deklaruar Thaçi.


Sipas Thaçit, përdorimi i aditivëve në bukë është i rregulluar me Rregulloren për Aditivët Ushqimorë dhe bën pjesë në grupin e aditivëve që nuk kanë limit të përdorimit.

“Ne e kontrollojmë edhe aditivin kur hyn në doganë. Nuk importohet shumë aditiv dhe është në proporcion me kërkesat. Përdorimi i aditivëve në bukë nuk ka limit, pra mund të vendoset sipas recetës së furrës. Përdorimi i aditivit sipas rregullores së aditivëve përcaktohet me termin Quantumsatis dhe mund të përdoret varësisht prej furrës. Është rregullore e BE dhe është harmonizuar me rregulloren tonë”, ka shtuar më tej Thaçi.

Sipas Rregullores për Aditivët Ushqimorë, Quantumsatis është sasi e dëshiruar që nënkupton se nuk është përcaktuar ndonjë vlerë më e lartë numerike dhe se aditivët përdoren në pajtim me praktikat e mira të prodhimit në sasi e cila nuk është më e lartë nga ajo e nevojshme për arritjen e qëllimit, me kusht që kjo të mos shkaktojë huti për konsumatorin, raporton kallxo.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ekonomi
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Ekonomi
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Frigo Deluxe
Në mesin e 25 shteteve konkurruese

Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”

Ekonomi
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Edil Project
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori