LAJMI I FUNDIT:

AUV: Në tregun e Maqedonisë nuk ka mish me bakteren “salmonela”

AUV: Në tregun e Maqedonisë nuk ka mish me bakteren “salmonela”

Në Maqedoni nuk ka mish të importuar nga prodhuesi “Perutnina”, me datë dhe shumë që Ministria e Bujqësisë e Kroacisë urdhëroi tërheqjen nga tregu i Kroacisë, për shkak të pranisë së bakteres “salmonela”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV), mbi kontrollet e kryera nga ana e inspeksionit kujdestar është vërtetuar se përmes Sistemit për informim të shpejtë për ushqim dhe kafshë të BE-së (RASSF), nuk është pranuar asnjë njoftim se mish i pasigurt është plasuar në tregun e Maqedonisë.

Nga AUV gjithashtu theksojnë se, përmes këtij Sistemi nuk është pranuar asnjë njoftim se në tregun e Maqedonisë janë plasuar prodhime nga ferma “Orehovec” e Kroacisë, produktet e së cilës gjithashtu janë karguar nga tregu, për shkak të pranisë së “salmonelës”./Telegrafi/