LAJMI I FUNDIT:

AUV: Krimbi që u gjet në gjellën e studentëve, nuk ka dalë nga kuzhina e gatimit në Mensë

AUV: Krimbi që u gjet në gjellën e studentëve, nuk ka dalë nga kuzhina e gatimit në Mensë

Mensa e Studentëve në Prishtinë, është vendi ku çdo ditë ushqehen mijëra studentë dy herë në ditë. E mbrëmë u raportua për disa ankesa në mënyrën e përgatitjes së ushqimit.

Organizata studentore Studim Kritikë Veprim publikoi një fotografi ku në pjatën e një studentes shihet edhe një krimb.


Lidhur me këtë rast, sot Inspektorati sanitar i AUV-it ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer të gjitha inspektimet.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi i ka thënë Telegrafit se nga inspektimet e detajuara është konstatuar se krimbi nuk ka dalë nga kuzhina e gatimit.

“Pas raportimit në media për prezencën e një krimbi në gjellën e studentëve që shërbehet në Mensën e Studentëve, Inspektorati sanitar ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer inspektim të detajuar për të vërtetuar dyshimet e supozuara sesi ka ardh deri te prezenca e krimbit në gjellë.

Ekipi inspektues sanitar i AUV-it pas kontrollit të të gjitha hapësirave nga depo ruajtëse e produkteve deri te hapësirat e gatimit dhe mjetet e kuzhinës, u konstatua se gjella zihet në temperaturë 300 gradë celsius, nivel ky i temperaturës i cili po të ishte ndonjë krimb brenda do ta shkatërronte (shpërbënte ) larvën. Andaj u konstatua se ky krimb nuk ka dalë nga kuzhina e gatimit”, ka thënë Thaçi.

Kryerja e inspektimit të ushqimit nga ana e Inspektoratit sanitar të AUV-it

Ai më tej ka shtuar se në aspektin teknik higjenik sanitar, kushtet ishin të mira dhe se të gjitha pajisjet janë nga materiali “Inox” lehtë i pashterueshëm.

“Inspektorët ushtruan kontrolle fizike përmes llupës në gjellët që ishin prezent në linjën e servimit dhe nuk u has asnjë agjendë i jashtëm i cili nuk duhet të jetë aty. Po ashtu janë kontrolluar edhe mostrat e datës në të cilën dyshohet se është servuar produkti ku ka qëlluar krimbi. Të gjitha mostrat nuk kanë pësuar asnjë ndryshim fizik organoliptik”, tha Thaçi për Telegrafin.

Krimb në ushqimin e studentëve në Mensë, flet drejtori i kësaj qendre: Jemi të shqetësuar - po presim që AUVK të verifikojë çdo gjë
Lexo po ashtu Krimb në ushqimin e studentëve në Mensë, flet drejtori i kësaj qendre: Jemi të shqetësuar - po presim që AUVK të verifikojë çdo gjë

Thaçi theksoi se inspektorati sanitar nuk mund ta vërtetojë sesi ka ardhur krimbi në hapësirat e servimit.

“Në aspektin e sigurisë ushqimore hapësirat e Mensës së Studentëve i plotësojnë të gjitha standardet. Mensa i nënshtrohet kontrolleve të rregullta nga ana e AUV-it”, u shpreh Thaçi.

Telegrafi sot ka kontaktuar edhe me drejton e Mensës, Fahri Osmani. Ai ka deklaruar se kanë arritur në një konkludim që krimbi ka mundur të rrjedhë nga mollët që u janë shërbyer studentëve në menynë e darkës.

Servimi i ushqimit në Mensën e Studentëve në Prishtinë

“Mbrëmë në vaktin e darkës ka pas një raportim në media që studentët kanë raportuar që kanë gjetur një krimb në gjellë. Nga pamja që është pa shihet se ajo nuk ka pasur mundësi të ndodhë për shkak se gjellët zihen në temperatura të larta dhe një krimb nuk mund të përballojë. Ka qenë një konkludim i yni i përbashkët që në menynë e darkës mbrëmë kemi shërbyer edhe pemë molla, dhe sipas të gjitha gjasave ai krimb ka pasur mundësi të rrjedhe nga molla”, u shpreh Osmani.

Tutje drejtori i Mensës së Studentëve theksoi se janë të përkushtuar që të vazhdojmë punën për të dhënë maksimumin në mënyrë që studentët të jenë të kënaqur me shërbimet që i ofrojnë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori