AUV: Janë asgjësuar mbi 624 kilogramë ushqim i pasigurt para festave

Me kontrollet e kryera dhe mospërputhjet e identifikuara para festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, janë shqiptuar 60 gjoba me vlerë mbi 33 mijë euro në kundërvlerë denarë për operatorë dhe persona përgjegjës në to. Janë lëshuar edhe paralajmërime përkatëse dhe janë lëshuar vendime me urdhëresa për largimin e mospërputhjeve të identifikuara. Janë shkatërruar mbi 624 kilogramë ushqim i pasigurt, nga të cilët 567 kilogramë produkte mishi, kumtoi sot pasdite Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
“Në prag të festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, shërbimet inspektuese të AUV-it, me qëllim sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëvem përveç atyre të rregullta, po kryejnë edhe kontrolle të përforcuara, të jashtëzakonshme, tek të gjithë operatorët e ushqimit. Theksi i kontrolleve gjatë kësaj periudhe kohore u vu tek operatorët që organizojnë festime para Vitit të Ri dhe Vitit të Ri dhe në mishtore, mishtro me punëtori dhe dyqane të tjera të specializuara për ushqim me origjinë shtazore, ku ka kërkesë dhe konsum të shtuar të ushqimit gjatë kësaj periudhe”, shpjeguan nga AUV.
Në territorin e gjithë vendit janë kryer gjithsej 423 inspektime në objekte hotelierike dhe restorante dhe 228 kontrolle të jashtëzakonshme te operatorët e ushqimit me origjinë shtazore.
“Mospërputhjet e përgjithshme të përcaktuara nga kontrollet kanë të bëjnë me moszbatimin e ekzaminimeve të detyrueshme shëndetësore të punonjësve, mospërputhjet lidhur me kërkesat higjienike dhe mikrobiologjike për sigurinë e ushqimit dhe ujit, subjektet juridike të paregjistruara si operatorë ushqimorë në AUV. U gjetën ushqime të pasigurta dhe ushqime të skaduara te disa operatorë, u përcaktua magazinim dhe përzgjedhje joadekuate e ushqimit, azhurnim jo i rregullt i të dhënave për Higjienën e Mirë, Praktikën e Mirë të Prodhimit dhe HACCP, moszbatim i dezinfektimit, dezinsektim dhe deratizimit në objekte, si dhe mosmarrje të mostrave nga ushqimi për testime laboratorike, produkte pa deklarata dhe me deklarata të paplota dhe të paqarta dhe mospërputhje të tjera të vogla, për të cilat janë lëshuar vendime përkatëse”, theksuan nga AUV.
Nga Agjencia apeluan që, në prag të festave të Vitit të Ri, të blihen ushqime nga objekte të miratuara dhe të regjistruara që kanë zbatuar sisteme sigurie ushqimore, t’i kushtohet vëmendje etiketimit të produkteve, si dhe vendit ku ato ruhen.
“Në amvisëritë, është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje higjienës, përgatitjes së ushqimit dhe ruajtjes së tij në temperaturën e duhur”, theksuan nga AUV.







































