LAJMI I FUNDIT:

AUV asgjëson 32 krerë gjedhe me sëmundjen e brucelozës në Prizren dhe Gjilan

AUV asgjëson 32 krerë gjedhe me sëmundjen e brucelozës në Prizren dhe Gjilan

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton se ka asgjësuar 32 krerë gjedhe me sëmundjen e brucelozës në Gjilan dhe Prizren.

Sipas AUV-it, janë duke u zhvilluar politika për luftimin e sëmundjeve infektive zoonotike.


“Me datë 19-20 qershor, në Gjilan dhe Prizren janë asgjësuar 32 krerë gjedhe nga dy ferma. Të cilat kanë rezultuar pozitiv në sëmundjen e brucelozës. Për të penguar përhapjes e sëmundjeve infektive Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, gjatë gjithë vitit zhvillon politika për luftimin e sëmundjeve infektive Zoonotike”, thuhet në njoftim.

“Kryen hulumtime diagnostike, merren mostra për testime dhe në secilin rast kur ato rezultojnë pozitiv në ndonjërën nga sëmundjet infektive. Menjëherë ndërmerren veprimet ekzekutive për asgjësimin e kafshëve për ta penguar përhapjen e sëmundjes. Masat tjera janë dezinfektimi i fermës dhe mbikëqyrja e afateve kohore për ripopullim”, shton AUV.

AUV në rastet e paraqitjes se sëmundjeve infektive, thotë se ndihmon fermerët me mbulim të shpenzimeve për asgjësim, bën dezinfektimin e fermës.

“Kompenson fermerët për kafshët e asgjësuara. E gjithë kjo bëhet me qellim të ruajtjes se shëndetit veterinar dhe atij human qe janë fokus qendrorë i mandatit të AUV-së”, përfundon AUV. /Telegrafi/