Autostrada Prishtinë – Hani i Elezit e filluar në korrik të vitit 2014, do të jetë e gatshme për qarkullim në fund të vitit 2018. Kjo autostradë, parashihet të që si qëllim final të ketë krijimin e qasjes më të lehtë në relacionin rrugorë Prishtinë – Shkup.
Ela Ruçi, zëdhënëse në konsorciumin turko-amerikan “Bechtel & Enka”, kompani fituese për ndërtimin e kësaj rruge, thotë se punimet në këtë autostradën po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë në kontratë.
“Punët po ecën sipas një programi të paracaktuar me Ministrinë e Infrastrukturës, me të cilët kemi rënë dakord që ceremonia e hapjes finale, pra përfundimi i punimeve, të jetë në fund të vitit 2018”.
“Ky është një angazhim shumë i madh i marrë nga kompania jonë. Ky është një angazhim që ndihet në tërë stafin. Ne po punojmë me intensitet që të ta mbajmë këtë obligim që kemi marrë në raport me qytetarin dhe Qeverinë e Kosovës”, thotë Ruçi.
Autostrada Prishtinë – Hani i Elezit që lidhë Kosovën me Maqedoninë, kap shumën e rreth 600 milionë euro dhe po ndërtohet në një trase tërësisht të re, me gjatësi prej 55 kilometrash.
Ajo do të ketë dy tunele, ndërsa më i gjati do të jetë ai i Kaçanikut, me 2.2 kilometra.
Ruçi thotë se terreni në ndërtimin e kësaj autostrade është mjaft sfidues dhe i vështirë.
“Është një terren që qytetarët e Kosovës dhe atë që vinë nga Maqedonia dhe që e kanë bërë shpesh atë rrugë e njohin sa i vështirë është dhe me shumë rrëshqitje. Është në ndërtim e sipër një prej urave më të mëdha 2.7 kilometra që shkon mbi hekurudhën ekzistuese. Sfidat teknike janë të jashtëzakonshme. Megjithatë, ne po punojmë intensivisht që puna jonë, rezultati final të jetë ai i kërkuari nga të gjithë”, thotë Ruçi.
Autostradat e Kosovës (autostrada që lidhë Kosovën me Shqipërinë, e përfunduar dhe autostrada për Maqedoni), që synojnë ta lidhin atë me vendet e tjera të rajonit, nuk kanë reflektuar një zhvillim të madh ekonomik, sado që sipas ekspertëve ato mund ta kenë nxitur këtë zhvillim.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikanë në Kosovë, Arian Zeka në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se ndërtimi i autostradave duhet të përcillet me masa të caktuara në fushën e zhvillimit ekonomik.
“Njëri prej përftimeve më konkrete është që Kosova do të bëhet pjesë e rrjeteve rrugore evropiane dhe rrjedhimisht ndërkombëtare, dhe kjo do ta vendosë Kosovën në hartën botërore me një infrastrukturë të zhvilluar rrugore”.
“Por, ajo që vendi duhet të ketë fokusin më të madh janë përftimet në aspektin ekonomik, dhe këtu duhet të punohet në promovimin e eksporteve të Kosovës, ne mënyrë që autostradat të mos shërbenin vetëm për trafikun e njerëzve por të shërbenin edhe për qarkullimin e mallrave nga Kosova në vendet tjera, gjë që ka qenë qëllimi parësor kur ka filluar ndërtimi i autostradave”, thotë Zeka
Shkëmbimet tregtare mes shteteve që lidhin këto autostrada, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave asnjëherë nuk kanë qenë në favor të Kosovës.
Deficiti tregtar vazhdon të jetë i lartë në Kosovë.
Të dhënat zyrtare tregojnë se vlera e importit nga Shqipëria në vitin e kaluar kap vlerën e mbi 100 milionë euro, derisa vlera e produkteve të Kosovës që janë eksportuar në Shqipëri janë rreth 42 milionë euro.
Ndërkaq, importi i mallrave nga Maqedonia në Kosovë në vitin e kaluar ka qenë mbi 150 milionë euro, ndërsa, eksporti nga Kosova në Maqedoni ka qenë mbi 35 milionë euro. /Rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës