LAJMI I FUNDIT:

Autorizimet për subjektet prodhuese zbatohen deri në fund të muajit shkurt

Autorizimet për subjektet prodhuese zbatohen deri në fund të muajit shkurt

Komisioni për lirime në import, në bazë të nenit 29 të Ligjit për Tatimin mbi vlerën e Shtuar dhe nenin 48 të Udhëzimit Administrativ nr. 03/2015 dhe vendimet e Qeverisë 13/07 & 14/07, njofton se të gjitha autorizimet e lëshuara nga ky komision për vitin 2018 do të zbatohen deri më datën 28 shkurt 2019.

Komisioni kërkon nga të gjitha subjektet prodhuese që të shfrytëzojnë afatin.


“Duke marrë parasysh numrin e madh të kërkesave të subjekteve prodhuese dhe pengesave afariste të paraqitura gjatë importit, komisioni bazuar në kompetencat që i jep legjislacioni tatimor vendosi që autorizimet e vitit 2018 të aplikohen deri më datë 28.02.2019 për të krijuar hapësirë të mjaftueshme kohore që në mënyrë profesionale të trajtohen kërkesat e reja duke mos penguar prodhuesit në afarizmin e tyre dhe të lehtësohet komunikimi me Doganën e Kosovës. Kërkohet nga Dogana e Kosovës dhe ATK-ja që të gjitha procedurat doganore dhe tatimore të aplikohen bazuar në vendimet e lëshuara nga komisioni për lirime për subjektet prodhuese për vitin 2018, përfshirë Aneksin 1 dhe Aneksin 2”, thuhet në njoftimin e ATK-së, përcjell Telegrafi.

Në fund, komisioni kërkon nga të gjitha subjektet prodhuese që të shfrytëzojnë afatin deri me 28 shkurt 2019 për të aplikuar për vendimin e ri për vitin 2019. /Telegrafi/