LAJMI I FUNDIT:

Autoriteti mbikëqyrës i Italisë do të rishikojë sisteme të tjera të inteligjencës artificiale pas ndalimit të shkurtër të ChatGPT

Autoriteti mbikëqyrës i Italisë do të rishikojë sisteme të tjera të inteligjencës artificiale pas ndalimit të shkurtër të ChatGPT

Autoriteti italian për mbrojtjen e të dhënave, Garante, planifikon që të rishikojë edhe platforma të tjera të inteligjencës artificiale, si dhe të punësojë ekspertë të tjerë të fushës deklaroi një zyrtar i lartë, teksa vendi rrit shkallën e shqyrtimit të teknologjisë së fuqishme pas ndalimit të përkohshëm të ChatGPT në mars.

Garante është një ndër agjencitë më proaktive nga 31 autoritetet kombëtare të mbrojtjes së të dhënave që mbikëqyrin regjimin e privatësisë së të dhënave në Evropë, e njohur si Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR).


Agjencia ishte e para që ndaloi kompaninë chatbot të inteligjencës artificiale, Replika, vendosi gjoba ndaj prodhuesit të programeve kompjuterike të njohjes së fytyrës Clearview AI dhe kufizoi përdorimin e TikTok në Evropë, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi,

Në mars, ajo ndaloi përkohësisht ChatGPT-në e OpenAI të mbështetur nga Microsoft dhe nisi një hetim mbi shkeljen e dyshuar të aplikacionit të rregullave të privatësisë.

“Ne planifikojmë të fillojmë një rishikim të gjerë të aplikacioneve të inteligjencës artificiale gjenerative dhe të ‘machine learning’ të cilat janë në dispozicion në internet sepse duam të kuptojmë nëse këto mjete të reja po trajtojnë çështje që lidhen me mbrojtjen e të dhënave dhe pajtueshmërinë me ligjet e privatësisë – dhe ne do të fillojmë hetime të reja. nëse është e nevojshme”, tha Agostino Ghiglia, një anëtar i bordit të Garante. /Telegrafi/