LAJMI I FUNDIT:

Autoriteti i Konkurrencës konfirmon se ka rritje të theksuar të çmimit të vajit ushqimor në Kosovë

Autoriteti i Konkurrencës konfirmon se ka rritje të theksuar të çmimit të vajit ushqimor në Kosovë

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) njofton se ka rritje të theksuar të çmimit të vajit ushqimor.

Sipas AKK-së, monitorimi i tregut është bërë pas shqetësimeve të ngritura lidhur me ngritjen e çmimit të këtij produkti.


“Nga monitorimi ynë i tregut kemi konfirmuar se ka pasur një rritje të theksuar të çmimit të këtij produkti nga muaji janar i këtij viti. Për këtë arsye, AKK menjëherë ka nisur procedurat për të parë nëse operatorët e tregut kanë bërë ndonjë shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës gjatë caktimit të çmimit. Bazuar në këtë Ligj, bashkërendimi i operatorëve të tregut për ta caktuar çmimin e ndonjë produkti mund të jetë veprim që bie ndesh me ligjet në fuqi që e mbrojnë konkurrencën e ndershme në vendin tonë”, njofton AKK, përcjell Telegrafi.

Ky autoritet thotë se, nuk ka elemente të ndonjë marrëveshjeje të ndaluar ndërmjet importueseve të vajit në Kosovë.

“Nga monitorimi që kemi kryer në terren si dhe nga mbledhja e të dhënave nga institucionet shtetërore, kemi ardhur në përfundim që nuk ka elemente të ndonjë marrëveshjeje të ndaluar apo praktikë të bashkërenduar ndërmjet importueseve të vajit në Kosovë. Në fakt, bazuar në monitorimet të kryera, kemi konstatuar se rritja e çmimit të vajit ushqimor është rritje globale, e cila pastaj reflekton në mënyrë zinxhirore edhe në shtetin tonë, si importues i këtij produkti”, përfundon autoriteti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ekonomi
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Ekonomi
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Frigo Deluxe
Në mesin e 25 shteteve konkurruese

Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”

Ekonomi
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Edil Project
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori