LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet ukrainase në ‘luftë’ edhe me korrupsionin, policia bastis shtëpinë e njeriut më të pasur në Ukrainë

Autoritetet ukrainase në ‘luftë’ edhe me korrupsionin, policia bastis shtëpinë e njeriut më të pasur në Ukrainë

Ukraina ka nisur një valë të re të bastisjesh së pronave të figurave të profilit të lartë të vendit, ku kësaj radhe në qendër të aksionit ishte edhe personi më i pasur i vendit, Ihor Kolomoisky. Shtëpia e ish-ministrit të brendshëm, Arsen Avakov gjithashtu u kontrollua, raporton bbc.

Ukraina ka nisur një aksion kundër korrupsionit gjersa zyrtarët thanë se disa drejtues të shërbimit doganor janë shkarkuar, transmeton Telegrafi.


Kolomoisky është një nga individët më të njohur të Ukrainës ndërsa ueb-faqet ukrainase publikuan fotografi të detektivëve që kontrollonin shtëpinë e tij në qytetin juglindor të Dnipros, ndërsa ai vetëm shikonte.

Manjati mori rolin e guvernatorit të rajonit të Dnipropetrovsk në vitin 2014 dhe luajti një rol kyç në financimin e batalioneve vullnetare në përgjigje të pushtimit fillestar të Rusisë në Ukrainën lindore.

Megjithatë, SHBA-ja e vendosi në listën e sanksioneve për korrupsion gjatë kohës sa ishte guvernator.

Kolomoisky është i përfshirë edhe në fushën e mediave, naftës dhe bankave. Në një deklaratë që nuk e përmendte manjatin, byroja e sigurisë ekonomike tha se kishte hasur në skema të evazionit fiskal në vlerë të 40 miliardë dollarëve.

Në një bastisje të veçantë, ish-ministri i Brendshëm, Arsen Avakov, tha për mediat ukrainase se shtëpia e tij ishte kontrolluar si pjesë e një hetimi për blerjen e helikopterëve Airbus, gjashtë vjet më parë.

Ndërkohë, kreu i partisë së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në parlament tha se Ukraina do të ndryshojë gjatë luftës.

“Nëse dikush nuk është gati për ndryshim, atëherë vetë shteti do të vijë dhe do t’i ndihmojë ata të ndryshojnë”, tha David Arakhamia.

Dhjetë figura kryesore ukrainase dhanë dorëheqjen javën e kaluar, si pjesë e spastrimit, duke përfshirë zëvendës shefin e zyrës së Zelenskyt, Kyrylo Tymoshenko. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori