LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet palestineze thonë se izraelitët kanë vrarë gjashtë persona në Bregun Perëndimor

Autoritetet palestineze thonë se izraelitët kanë vrarë gjashtë persona në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite kanë vrarë me armë zjarri gjashtë palestinezë, përfshirë një adoleshent në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë orëve të vonë të shtunës dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka njoftuar ministria palestineze e Shëndetësisë.

Pesë raste të vdekjeve kanë ndodhur në qytetin Jenin, kurse gjashtë tjera në Yatmi në fshatin në afërsi të Nablusit, transmeton Telegrafi.

Gjashtë palestinezë janë lënduar gjatë të shtënave në Jenin ka njoftuar ministria palestineze e Shëndetësisë. Në anën tjetër, zëdhënësi i ushtrisë izraelite ka njoftuar se është duke verifikuar me vëmendje këto pretendime të palestinezëve.


Agjencia palestineze e lajmeve WAFA ka raportuar se forcat izraelite sulmuan Jenin duke shtënë dhe rrethuar spitalin dhe selinë e Gjysmëhënës së Kuqe.

Izraeli liron 39 palestinezë, pasi Hamasi i liroi 13 pengje
Lexo po ashtu Izraeli liron 39 palestinezë, pasi Hamasi i liroi 13 pengje

Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur që kur lëvizja islamike palestineze Hamas, e menaxhon me Rripin e Gazës, mori pengje në një sulm të përgjakshëm në territorin izraelit më 7 tetor, ku si pasojë vranë 1,200 persona shumica dërrmuese e tyre civilë.

Izraeli më pas bombardoi Rripin e Gazës pa mëshirë dhe nisi një ofensivë tokësore më 27 tetor për të eliminuar Hamasin, i cili ka qenë në pushtet në enklavë që nga viti 2007.

Pothuajse 15 mijë njerëz kanë vdekur në bombardimet izraelite, sipas qeverisë së Hamasit. Në Bregun Perëndimor, ushtarët izraelitë vranë pothuajse 230 palestinezë, sipas ministrisë së Shëndetësisë të Gazës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori