LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet në Nikaragua po mundohen të mbulojnë pasojat e COVID-19, autoambulancat futen tinëzisht në spital dhe nxjerrin trupat e pajetë në thasë

Autoritetet në Nikaragua po mundohen të mbulojnë pasojat e COVID-19, autoambulancat futen tinëzisht në spital dhe nxjerrin trupat e pajetë në thasë

Pesë vetura të ndihmës së shpejtë po i afrohen ngadalë një spitali në Managui të Nikaraguas. Dritat e rotacionit nuk i kishin të ndezura, as sirenat – nuk dëgjohej asgjë.

Futen me qetësi të madhe, njëra-pas tjetrës në oborrin e spitalit. Menjëherë pas tyre roja i mbyll dyert, por pa kaluar shumë minuta ato hapen sërish për të dalë këto vetura. Po i njëjti konvoj niset për një gjiro tjetër nëpër rrugët e mbuluara nga terri, transmeton Telegrafi.


Kështu e kalojnë natën duke “bredhur” rrugëve të qytetit e deri në spital – derisa të lind dielli ku askush nuk i sheh e as dëgjon. Besohet se ata transportojnë të sëmurët nga coronavirusi. Ndërkohë, në po të njëjtën mënyrë me qetësi të madhe i afrohen dyerve të spitalit edhe veturat e kompanive që kryejnë shërbime funerale – ku shoferët e tyre shihen të veshura me rroba të veçanta mbrojtëse.

Ata nxjerrin nga spitalet viktimat e coronavirusit, për të cilat autoritetet në Nikaragua po i mbyllin sytë dhe vazhdimisht po deklarojnë se COVID-19 nuk paraqet kurrfarë rreziku. Për dallim nga liderët e tjerë të Amerikës Qendrore, presidenti Daniel Ortega është i bindur se pandemia e COVID-19 është thjesht një virus shumë i dobët.

Ai vazhdimisht ka refuzuar të aplikohen masat e distancës fizike sociale dhe të ndaloj tubimet publike masive. Zyrtarë të qeverisë së tij pretendojnë se coronavirusi ua ka marrë jetën disa personave dhe se nuk ekziston kurrfarë rreziku për qytetarët. E tani kur e kanë kuptuar se situata nuk është aq e mirë, “në qetësi” po tentojnë të mbulojnë pasojat e pandemisë, shkruan The Guardian.

Mjekët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë pretendojnë se njerëzit po vdesin nga problemet me zemër, diabeti dhe shtypja e lartë e gjakut, kurse të vdekurit po largohen natën nga spitalet dhe në fshehtësi të plotë po varrosen. Këto varrime të shpejta përfshijnë arkivolët e mbyllur dhe trupat e mbështjellë me qese të najlonit apo në folje.

Ana Torres thotë se gjyshi i saj ka vdekur javën e kaluar, kurse mjekët i kishin thënë se ka vdekur pas komplikimeve që kishte pasur në sistemin respirator – dhe se kinse sipas tyre nuk kishte të bënte asgjë me coronavirusin. Por kur deshën ta varrosin, familjarëve nuk u është lejuar të marrin pjesë në ceremoni.

“Po thonë se nuk ka vdekur nga COVID-19, kurse menjëherë e kanë varrosur. Vetëm dy anëtarë të familjes kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore”, thotë Ana me një dozë dyshimi.

Ky nuk është i vetmi rast në Nikaragua, çdo herë e më shumë familjarë të viktimave të coronavvirusit po pretendojnë se më të dashurit e tyre janë varrosur pa dijeninë e tyre, me procedura të përshpejtuara.

Ndërkaq kujtojmë që sipas të dhënave zyrtare, Nikaragua deri më tani ka shënuar vetëm 8 viktima të coronavirusit dhe 25 tjerë që janë infektuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Evropa
Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Evropa
Po kërkonte ndihmë para derës së një shtëpie, gruaja nga Oregoni rrëmbehet nga një burrë – policia arrin t’i lokalizojë dhe arrestojë sulmuesin

Po kërkonte ndihmë para derës së një shtëpie, gruaja nga Oregoni rrëmbehet nga një burrë – policia arrin t’i lokalizojë dhe arrestojë sulmuesin

Amerika
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Amerika Latine
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Kalo në kategori