LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet kineze shfrytëzojnë teknologjinë për të shuar protestat

Autoritetet kineze shfrytëzojnë teknologjinë për të shuar protestat

Autoritetet kineze po përdorin të dhënat telefonike për të përndjekur protestuesit të cilët protestuan kundër masave të shtrënguara për kufizimet në parandalimin e Covid në Pekin, kjo sipas një regjistrimi audio të një telefonate mes një protestuesi dhe policisë kineze.

Qindra demonstrues u mblodhën afër lumit Liangma në Pekin të dielën në mbrëmje, duke bërë thirrje për ndalimin e testimeve të vazhdueshme dhe kufizimeve për Covid. Disa nga ta gjithashtu dënuan dhe censurimin dhe bënë thirrje për liri më të madhe politike.

Shfaqja e jashtëzakonshme e mospajtimit me këto masa në zemër të kryeqytetit kinez përfundoi kryesisht në mënyrë paqësore në orët e para të së hënës. Por disa protestues që atëherë kanë marrë telefonata nga policia për t’u pyetur rreth pjesëmarrjes së tyre, transmeton Telegrafi.

Një protestues i tha CNN se të mërkurën, ai mori një telefonatë nga një oficer policie, i cili zbuloi se ata ishin gjurmuar sepse sinjali i celularit të tyre ishte regjistruar në afërsi të vendit të protestës. CNN në ndërkohë nuk i publikon asnjë nga emrat e protestuesve që u prononcuan tek ata, në mënyrë që t’i mbrojë ata nga masat ndëshkimore.

Sipas një regjistrimi të bisedës telefonike, e dëgjuar nga CNN, protestuesi u pyet nëse ai shkoi në lumin Liangma të dielën mbrëma. Kur ai mohoi se ishte atje, telefonuesi pyeti: “Atëherë pse u shfaq numri juaj i celularit atje?”.

Protestuesit gjithashtu iu kërkua që të paraqitej në një stacion policie për t’u marrë në pyetje dhe të nënshkruante një procesverbal me shkrim. Sipas regjistrimit, kur ai pyeti se pse duhej ta bënte këtë, telefonuesi tha se ishte “një urdhër nga Byroja Komunale e Sigurisë Publike e Pekinit”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Teknologji
Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Teknologji
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori