LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet japoneze ndërmarrin masa kundër bursave të kriptovalutave

Autoritetet japoneze ndërmarrin masa kundër bursave të kriptovalutave

Autoritetet japoneze kanë urdhëruar bursat e kriptovalutave të përmirësojnë shërbimin për të parandaluar pastrimin e parave.

Agjencia e Shërbimeve Financiare (FSA) dërgoi urdhrin për gjashtë bursa pasi gjeti probleme me sistemet e tyre kundër pastrimit të parave.


Bitflyer, një prej bursave më të mëdha në vend ishte në shënjestër dhe kompania ndaloi krijimin e llogarive të reja deri në përmirësimin e sistemeve, përcjell Telegrafi.

FSA-ja ka ashpërsuar masat ndaj bursave pas vjedhjes së 530 milionë dollarëve nga bursa e Coincheck në janar, një prej bursave më të mëdha japoneze.

Shkaktohet vjedhja më e madhe e kriptovalutave ndonjëherë - 530 milionë dollarë
Lexo po ashtu Shkaktohet vjedhja më e madhe e kriptovalutave ndonjëherë - 530 milionë dollarë

Këto masa kanë trembur bursat, por edhe ngritur shqetësime për sigurinë e tregimit të kriptovalutave.

Sipas agjencisë, Japonia dëshiron të marr rolin e vendit lider në luftimin e pastrimit të parave nga bursat e kripovalutave. /Telegrafi/