Dera e Qeverisë së Krahinës Autonome të Vojvodinës është mbyllur me pranga në mënyrë që punonjësit të mos mund të dalin në protestat gjithë popullore.
Studentët, organizatat e shoqërisë civile, aktivistët dhe partitë opozitare kanë ftuar sot në një grevë të përgjithshme në Serbi.
Kjo ndërtesë në qendër të Novi Sadit ka disa hyrje dhe dalje dhe të gjitha janë mbyllur, shkruan nova.rs.
“Kanë mbyllur edhe dyert nëpër korridore. Nuk mund të kalosh përmes katit të parë dhe të dytë, ata nga kati i parë shkojnë në tualet në katin e tretë. Punonjësve që ishin në pushim vjetor u është dhënë direktiva të vijnë në punë”, treguan disa punonjës në kushte anonime.
Ata shtuan se në ndërtesë për disa ditë ka një numër të madh “burra të çuditshëm dhe të panjohur” që kufizojnë lëvizjen e punonjësve, ndalojnë fotografimin dhe thanë se kolegët e tyre po i informojnë se “atmosfera e ngjashme” është dhe në Ndërtesën e Bashkisë, e cila është selia e qeverisë lokale.
Ata treguan se për disa ditë në Ndërtesën e Bashkisë ka disa “djem të rinj të sigurisë”.
“Çdo person që hyn në Ndërtesën e Bashkisë lë pasaportën, thotë ku shkon, pse dhe sa do të qëndrojë. Merr një dokument që dikush në Ndërtesën e Bashkisë të nënshkruajë dhe kështu e konfirmon se ka qenë atje. Kur ndonjë person është i dyshimtë, e shoqërojnë deri në zyrë, presin që të bëjë çfarë të ketë dhe e shoqërojnë jashtë”, thanë ata.
Punonjësit e Radio-televizionit të Vojvodinës thanë se ndërtesa e shërbimit mediatik publik të provincës “është plot me xhandarmeri dhe policë”.
Përreth ndërtesës së RTV-së janë parkuar shumë automjete të policisë.
Në të gjithë Serbinë ka filluar një grevë e përgjithshme nga kjo mëngjes dhe mund të lexoni më shumë për këtë në blogun tonë në kohë reale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri