LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet belge kapin burrin që tetë herë ishte vaksinuar kundër COVID-19 për të tjerët, për këtë shërbim u merrte para

Autoritetet belge kapin burrin që tetë herë ishte vaksinuar kundër COVID-19 për të tjerët, për këtë shërbim u merrte para

Një burrë nga Sharlror në Belgjikë është arrestuar të dielën, pasi që kishte tentuar të marrë dozën e nëntë (tetë të marra) të vaksinës kundër COVID-19.

Siç raportojnë mediat lokale, i arrestuari ishte vaksinuar me qëllim që të siguronte certifikata kundër COVID-19 për persona tjerë, transmeton Telegrafi.


Thuhet se ai ishte lajmëruar nëpër qendrat e vaksinimit me letërnjoftimin që nuk ishte i tij, e personeli i qendrës së vaksinimit kur e kishte vërejtur këtë kishte alarmuar policinë.

Gjendja shëndetësore e personit të vaksinuar shumë herë është e mirë, por do të ngritet padi kundër tij për falsifikim së bashku me disa persona tjerë që e kishin paguar që të vaksinohet në emër të tyre.

Brussels Time raporton se “vullnetari” kishte “operuar” në shumë COVID qendra, dhe se ishte paguar nga 100 deri në 150 euro.

Ndaj tij dhe të tjerëve që e paguan për këto shërbime, pritet t’ju shqiptohet dënimi – e në rastin më të keq mund të përfundojnë me pesë vite burgim.

Sikur kjo të mos mjaftonte, në ligj parashihet edhe dënimi prej 800 mijë euro për falsifikim dhe mashtrim përmes rrugëve të (teknologjisë informative). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Evropa
Kalo në kategori