Një video e re propaganduese që është zbuluar së fundmi, tregon se si qeveria e Koresë së Veriut mëton të shkatërrojë krishterimin duke i etiketuar besimtarët si “besimtarë fanatikë” dhe “spiunë” që duan ta destabilizojnë vendin, shkruan Fox News.
Videoja e siguruar nga “The Voice of the Martys”, organizatë jofitimprurëse e krishterëve që përkrah besimtarët e përndjekur në mbarë botën, është përdorur për të trajnuar agjentët e organeve të sigurisë se si duhet të identifikojnë dhe “largojnë nga loja” ata që promovojnë fenë në Korenë e Veriut, transmeton Telegrafi.
Videoja paraqet historinë e të krishteres Cha Deoksun, e cila pasi kishte vuajtur gjatë urisë së madhe të viteve të 90-ta ku humbën jetën rreth 2.5 mili0në njerëz, ishte arratisur ilegalisht në Kinë për ta kërkuar xhaxhanë e saj. E pasi e kishte kuptuar se ai kishte vdekur, Deoksun u nis për në kishën Seotap, ku edhe për herë të parë dëgjoi për krishterimin.
“Me kishën Seotap drejtojnë pastorët nga shërbimi sekret i Koresë së Jugut”, thuhet në video. “Në të janë strehuar të pastrehët që marrin udhëzime fetare antirepublikane (anti-kore) dhe trajnohen në mënyrë efektive si spiunë”.
Në video thuhet se si ajo “kishte besuar për predikimet ndaj një Zoti të mëshirshëm duke u bërë ‘besimtare fanatike’ që u kthye në Korenë e Veriut për të formuar rrjetin nëntokësor të krishterëve brenda këtij vendi”.
Me t’u kthyer në Korenë e Veriut, Cha ishte lajmëruar për shkak se kishte shkelur ligjin duke shkuar në Kinë, por autoritet u treguan të “butë” duke e lënë të lirë, thuhet ndër tjera në video.
Duke marrë parasysh që ishte e varfër, Cha kishte udhëtuar nga një qytet në tjetrin për ta fituar kafshatën e gojës. E sipas videos, ajo u jepte para të varfërve nevojtarëve si dhe çdo fundjavë organizonte tubime të krishterëve me qëllim që në mënyrë të fshehtë të luteshin. E falë përpjekjeve të Cha, familja e saj së bashku me shumë të tjera u konvertuan në të krishterë. Ndërkaq VOM beson se ajo ose është vrarë me armë zjarri ose ka vdekur në rrethana misterioze.
Koreja e Veriut konsiderohet si vendi më i keq për të jetuar të krishterët. Kjo organizatë vlerëson së shumë qytetarë të këtij vendi, përfshirë rreth 50 mijë besimtarë mbahen në paraburgim, burgje apo llogore politike.
“Nuk i frikësohemi armëve bërthamore… frikësohemi se dikush si ju do të sjellë fenë në vendin tonë dhe do ta përdor kundër nesh. Atëherë të gjithë do t’i kthehen Zotit dhe ky do të jetë vullnet i Zotit, dhe ne aty do të dështojmë”, i është thënë një pastori verikorean kur është takuar me zyrtarët e këtij vendi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Rusët bombarduan vendin ku qëndroi lideri ukrainas në Kherson - A u përpoq Kremlini ta vriste Zelenskyn?

Forcat ruse dështojnë ta pushtojnë qytetin e Donetskut

Sulm i përgjakshëm në Afganistan

Pamje rrëqethëse nga Franca, emigranti sirian ther me thikë fëmijën në karrocë – gruaja që ishte me të tentoi ta mbrojë me trup

Çka do të diskutojnë Biden dhe Sunak në Shtëpinë e Bardhë?

Momenti kur ndodh shpërthimi afër pikës së evakuimit në Kherson, rusët nuk kursejnë askënd – fillojnë të godasin me artileri

Simbol Group

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

Simbol Group

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney
Më të lexuarat

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?