LAJMI I FUNDIT:

Autori i “Game of Thrones” dhe shkrimtarë të tjerë po e padisin OpenAI për shkeljen e të drejtave autoriale

Autori i “Game of Thrones” dhe shkrimtarë të tjerë po e padisin OpenAI për shkeljen e të drejtave autoriale

George RR Martin është në mesin e disa autorëve që po e padisin kompaninë e ChatGPT-s, OpenAI, mbi pretendimet se e drejta e tyre autoriale ishte shkelur për të trajnuar sistemin.

Martin është i njohur për serinë e librave fantazi “A Song of Ice and Fire” që po ashtu u bënë edhe seri televizive nga HBO, me emrin “Game of Thrones”, transmeton Telegrafi.


ChatGPT dhe modele të tjera gjuhësore “mësojnë” duke analizuar një sasi masive të dhënash që shpesh burojnë në internet.

Padia pretendon se librat e këtyre autorëve janë përdorur pa lejen e tyre për ta bërë ChatGPT-n më të zgjuar.

OpenAI tha se respektonte të drejtat e autorëve dhe besonte se “ata duhet të përfitojnë nga teknologjia e AI-s”.

Autorë të tjerë që shtruan ankesë janë John Grisham, Jonathan Franzen, Jodi Picoult dhe George Saunders.

Çështja është sjellë në gjykatën federale në Manhattan, New York, nga Shoqata e Autorëve, një grup tregtar në SHBA që punon në emër të autorëve të përmendur.

Sipas dosjes, shoqata akuzoi OpenAI për përfshirje në “vjedhje sistematike në një shkallë masive”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Teknologji
Pse Apple ka probleme me shitjen e kufjeve Vision Pro?

Pse Apple ka probleme me shitjen e kufjeve Vision Pro?

Teknologji
6G po vjen në iPhone: Apple nuk heq dorë nga modemet e veta

6G po vjen në iPhone: Apple nuk heq dorë nga modemet e veta

Teknologji
Kalo në kategori