Tashmë janë bërë disa ditë që publikohen emrat e panelistëve vendor dhe ndërkombëtar të cilët do të jenë pjesë e konferencës së Marketingut Digjital e cila po mbahet në Kosovë.
Ditë më parë kemi parë emra të rëndësishëm në këtë fushë si Matt Navarra, të cilët do të jenë pjesë e konferencës.
Gjatë ditës së sotme u publikua edhe emri i radhës i ekspertit i cili do të jetë në Kosovë me datë 30 Qershor 2022 për të treguar më shumë rreth përvojës së tij në fushën e Marketingut Digjital.
Ai është Dennis Yu – Chief Technology Officer i BlitzMetrics – një nga kompanitë më të njohura të Marketingut Digjital. Z. Yu është bashkë-autor në librin i cili është radhitur i pari sa i përket shitjeve me titull “The Definitive Guide to TikTok Advertising”.
Për më shumë, ai është i njohur si ligjërues në Facebook Marketing në më shumë se 17 shtete duke pasur kështu ndikim dhe njohuri të jashtëzakonshme në këtë fushë. Yu është paraqitur në The Wall Street Journal, New York Times, LA Times, National Public Radio, TechCrunch, Fox News, CBS Evening News dhe është bashkautor i Facebook Nation – një libër shkollor i cili përdorët në mbi 700 kolegje dhe universitete.
Yu është kontribues i rregullt për rubrikën SocialTimes të Adweek dhe ka publikuar në Social Media Examiner, Social Media Club, Tweak Your Biz, B2C, Social Fresh dhe Heyo.
Me më shumë se 30 vite eksperiencë, Yu ka luajtur rol kyq ne Marketingun Digjital edhe para se kjo fushe të jetë e kërkuar dhe praktikuar ndërkombëtarisht.
Ai ka mbajtur pozita udhëheqëse në Yahoo dhe American Airlines.
Në konferencën Growth Tank, z. Yu do te jetë pjesë e panelit “Social Media as a Growth Accelerator” dhe do të ndajë me audiencën saktësisht se si strategjia e duhur në praninë e mediave sociale të një kompanie mund të ndikojë në performancën dhe rritjen e saj.
Kopjet e nënshkruara të librit të tij do të jenë të disponueshme për adhuruesit e Marketingut Digjital.
Bashkohu me ne më datë 30 Qershor dhe përfitoni nga eksperienca e këtyre folësve shumë të njohur në këtë fushë!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
IPKO me pako ditore dhe javore 3G dhe 4G
Nafta, drejt rënies
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit