LAJMI I FUNDIT:

Automjeti ndërpreu podcastin e dy blogerëve në Houston kur u përplas në xhamin e kafenesë ku po xhironin

Automjeti ndërpreu podcastin e dy blogerëve në Houston kur u përplas në xhamin e kafenesë ku po xhironin

Ky është momenti kur një SUV ndërpreu podcastin e dy blogerëve në Houston pasi u përplas në xhamin e kafenesë ku ata po e xhironin emisionin.

Alexey Reyes dhe Nathan Reeves pothuajse kishin mbaruar xhirimin e emisionit të tyre kur u ndërprenë papritur, transmeton Telegrafi.


Fox 26 Houston raportoi se aksidenti ndodhi të shtunën e kaluar në një kafene Tout Suite. Dyshja po e xhironin episodin e pestë të “November Romeo”, një podcast për fotografi, përpara se Chevrloteti Tahoe të përplasej në xham.

Fatmirësisht, të dy arritën të largoheshin me vetëm disa gërvishtje të vogla. Kur SUV-i i zi u përplas me ndërtesën pothuajse goditi edhe dy blogerët. /Telegrafi/