LAJMI I FUNDIT:

Automjeti fluturues që duket si UFO, por nuk do t’ju çojë në një planet tjetër

Automjeti fluturues që duket si UFO, por nuk do t’ju çojë në një planet tjetër

Një veturë fluturuese në formë disku u ngrit në qiell mbi Shenzhen të Kinës këtë muaj.

Automjeti futuristik duket si një UFO, megjithëse nuk do t’ju çojë në një planet tjetër, transmeton Telegrafi.


Në vend të kësaj, automjeti është projektuar për t’u ngritur në ajër dhe për të zbarkuar përsëri në tokë dhe këtu në planetin tonë.

Pamjet interesante tregojnë automjetin në formë disku duke fluturuar mbi një liqen në Shenzhen me një pilot në bord, megjithëse mbetet e paqartë nëse do të jetë gati të pranojë pasagjerë të tjerë dhe kur. /Telegrafi/