LAJMI I FUNDIT:

Autobusi nga Maqedonia digjet në Greqi, nuk ka të lënduar

Autobusi nga Maqedonia digjet në Greqi, nuk ka të lënduar

Autobus i një agjencie turistike nga Maqedonia, pasdite është djegur në Greqi në rrugën drejt Halkidikit. Sipas informacioneve të para nuk ka personat të lënduar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mediumet greke njoftojnë se udhëtarët të sigurtë kanë lëshuar autobusin para se autobusi të digjet tërësisht, ndërsa zjarrin e kanë lokalizuar 15 zjarrfikës me pesë makina kundërzjarrit.


Për momentin nuk dihen arsyet zjarrit./Telegrafi/