LAJMI I FUNDIT:

Autobusi ndahet në gjysmë gjatë lëvizjes, udhëtarët rrinë të qetë (Video)

Autobusi ndahet në gjysmë gjatë lëvizjes, udhëtarët rrinë të qetë (Video)

Udhëtarët kanë qëndruar të qetë dhe nuk janë përfshirë nga paniku, derisa autobusi që udhëtonin nëpër Palhoca të Brazilit është ndarë në gjysmë.

Filmimi i publikuar më poshtë, tregon momentin dramatik që ndodhi pasi u dëgjua një krismë e madhe.

“Si ka mundësi që janë kaq të qetë, ky është një moment shumë i rrezikshëm”, është një nga komentet lidhur me rastin.

Sistemi i dobët i qarkullimit dhe makinat tepër të vjetra, kanë bërë që ndodhi të tilla të mos iu lënë shumë përshtypje udhëtarëve. /Telegrafi/