LAJMI I FUNDIT:

Autobusi i Kolinda Grabar-Kitaroviq bën aksident me një veturë, presidentja kroate takon shoferen – i ofron asaj një veturë tjetër

Autobusi i Kolinda Grabar-Kitaroviq bën aksident me një veturë, presidentja kroate takon shoferen – i ofron asaj një veturë tjetër

Silvija Soldo, makina e së cilës u godit nga një autobus të mërkurën në “Mali Bukovac”, u takua sot me presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq, para se kjo e fundit të nisej për në Karlovac për një tubim parazgjedhor.

Sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, Soldo tha se presidentja i kishte “kërkuar falje njëqind herë për aksidentin” dhe se ajo ishte penduar për gjithçka që kishte ndodhur.


Grabar-Kitaroviq, siç ka rrëfyer ajo, i tha asaj se do të bënte gjithçka për të ndaluar autobusin nëse ajo do të shihte se çfarë kishte ndodhur, por nuk e vuri re fare se kishte një aksident.

Gjithashtu, presidentja është shprehur e gatshme t’i japë shoferes së dëmtuar një makinë zëvendësuese nëse makina e saj nuk riparohet, pasi ajo ka nevojë për të shkuar në punë.

Ndryshe, gjatë të mërkurës autobusi i kandidates presidenciale Kolinda Grabar-Kitaroviq ishte përfshirë në një aksident të vogël trafiku në Qarkun Krapina-Zagorje.

Shoferja e dëmtuar Sylvia Soldo ka thënë se aksidenti kishte ndodhur në një “rrugë të ndërlikuar dhe mjaft të ngushtë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori