Autobusi i Atletico Madridit u përplas nga tifozët e Barçës me të mbërritur në ‘Camp Nou’

Autobusi i Atletico Madridit mbërriti në stadiumin ‘Camp Nou’ me një dritare të thyer para ndeshjes së 'Copa del Rey' kundër Barcelonës.
Sipas raportimeve të Cope, autobusi u godit nga disa tifozë ultras të Barcelonës, të cilët këndonin dhe brohorisnin pranë hyrjes së stadiumit.
💥 Informa @RuizAntonito
⚠️ ¡No a la violencia en el fútbol!
🚌 El autobús del @Atleti ha llegado con una luna rota al Camp Nou tras recibir el impacto de un objeto por parte de los ultras del @FCBarcelona
📻 #PartidazoCOPE pic.twitter.com/yHT6rOlVtw
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) March 3, 2026
Pavarësisht dëmtimeve materiale, nuk ka raportime për lëndime tek lojtarët, stafi apo shoferët.
Autoritetet e sigurisë dhe përfaqësuesit e klubeve intervenuan menjëherë për të siguruar që delegacioni i Atletico Madrid të hynte në stadium pa probleme.
Ky incident është dënuar gjerësisht si një akt i papranueshëm dhune, dhe janë kërkuar hetime të shpejta dhe masa ndëshkuese ndaj përgjegjësve. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
2 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































